Sondazhet dhe “supermenët”/ Zogaj mesazh LDK-së për njerëzit që do të jenë në listën zgjedhore

Politika

Sondazhet dhe “supermenët”/ Zogaj mesazh LDK-së për njerëzit që do të jenë në listën zgjedhore

Nga: G.B Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 11:34
Ilustrim

Pas lajmit se së shpejti do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë, kanë filluar dhe parashikimet e sondazhet për renditjen e partive në këto zgjedhje.

Në anën tjetër, partitë thonë se janë të gatshme për zgjedhje dhe disa kanë shpallur dhe kandidatët për kryeministër e disa ende jo.

Për zgjedhjet nuk është caktuar as data se kur do të mbahen, por u.d e presidentit Vjosa Osmani, ka mbajtur takime me përfaqësuesit e partive për dy ditë radhazi.

Image
Skënder Zogaj

E njohësi i çështjeve politike, Skënder Zogaj duke folur për zgjedhjet, mendon se gara do të zhvillohet në mes të LDK-së dhe VV-së, me rënie të lehta.

Sa i përket LDK-së, Zogaj vlerëson se elektorati i saj nuk do të lëkundet edhe pse ajo kohëve të fundit ka qenë e atakuar brenda vetes nga “supermenët” por që LDK duhet të kujdeset shumë për listën garuese që të fus njerëz të merituar.

“LDK-ja ndonëse kohëve të fundit ka qenë shumë e atakuar brenda vetes, nga "supermenët", jam i bindur elektorati, nuk do të lëkundet! LDK-istët edhe kur kanë pakënaqësi, vështirë heqin dorë nga militantizmi partiak, pra votën ia jep partisë së vet! Por LDK-ja, kësaj radhe duhet të kujdeset fort me listën garuese, ku duhet të futen njerëzit të merituar, të ditur e të ngritur, përfaqësues të elektoratit e jo aktivistë që servilosen nëpër strukturat e degëve, nëndegë, nëpër zyrat dhe korridoret kryesisë qendrore”, ka thënë Zogaj për “Bota sot”.

Ai thotë se nëse LDK do të hartojë idetë meritore zgjedhore do të ketë sukses si në ditët më të mira dhe veprimtarët besnikë e të devotshëm, që nuk mbesin nën 6000 vota dhe jo siç supozojnë nga 15 mijë vota.

“Nëse LDK-ja do të hartojë idetë meritore zgjedhore, suksesin do ta ketë si në ditët më të mira. Llogaria duhet të bazohet te veprimtarët besnikë e të devotshëm, që nuk mbesin nën 6000 vota, e jo me të supozuar se mund të mbledhin 15 mijë vota! Kjo është ajo që i duhet aktualisht LDK-së! Me qasje të këtillë elektorati i LDK-së, do të jetë maksimalisht në votim dhe, jo siç ka ndodhur në të kaluarën, fare duke mos marrë pjesë zgjedhjeve”, ka deklaruar Skënder Zogaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat