“Konjufca kandidati adekuatë për LVV-në”

Politika

“Konjufca kandidati adekuatë për LVV-në”

Nga: A.Z Më: 7 janar 2021 Në ora: 16:49
Glauk Konjufca

Aktivisti Rron Gjinovci ka thënë se në vend të Albin Kurtit dihet se listës së Vetëvendosjes në zgjedhjet e 14 shkurtit do t’i prijë Glauk Konjufca. Ai tha se nuk ka kush tjetër t’i prijë listës së VV-së, përveç Konjufcës.

Kujtojmë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese i publikuar zyrtarizon edhe çështjen më të diskutuar, ku ndalohet kandidimi i të dënuarve. Kështu, edhe Albin Kurti nuk mund të garojë në zgjedhje në listën e deputetëve, për shkak se është i dënuar.

Në lidhje me këtë analisti Fatmir Bajraj, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se pas shpalljes zyrtare të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës lidhur me votën e Etem Arifit, për çfarë vendi duhet të shkoj në zgjedhje të parakohshme, ky interpretim provon faktin se edhe lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, nuk mund të jetë kandidat për deputet madje as për Kryeministër, kjo bën që LVV-së t’i inponohet një kandidaturë alternative për Kryeministër.

“Pas shpelljes zyrtare të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosoves në lidhje me legjitimitetin e votes së deputetit Ethem Arifi në votimin e Qeverisë Hoti me 03 qeshor 2020, dhe shpalljen atij votimi si ilegjitime dhe n'kundershtim me Kushtetutën e Kosoves, për çfarë, vendi duhet të shkoj në zgjedhje t'parakohshme parlamentare, interpretimi juridik i këtij aktgjykimi, provon faktin se edhe lideri i Vetëvendosjes, z.Albin Kurti, për shkak të një vendimi të Gjykates nuk mund të jetë kandidat për deputet, me gjasë , as kandidat për Kryemnister nga ana e LVV-së, atëherë, LVV-së i imponohet imediatisht një kandidaturë alternative për Kryemnister”, tha ai.

Më tutje ka shtuar që edhe pse LVV-ja do “rezistoj” në kundërshtim të Aktgjykimit të Kushtetutës me pretendimin se nuk i referohet Kurtit por ish deputetit Etem Arifi, aktgjykimi është i qartë, gjë që vlenë për të gjithë përfshirë LVV-në.

“Glauk Konjufca, e "keqe" e domosdoshme për LVV-në. Edhe pse, LVV-ja, do "rezistoj" në kundërshtimin e Aktgjykimit të Kushtetueses me pretendimin se ky i fundit nuk i referohet z.Kurti, por ish deputetit ilegjitim Etem Arifi, ne sensin "Ajo që nuk është e ndaluar, është lejuar", megjithatë, aktgjykimi është i qartë, i prerë dhe ekskluziv, pra vlenë për të gjithë dhe në sëcilin rast, përfshi LVV-në dhe z.Kurti të cilin e privon nga kandidimi për deputet dhe me gjasë edhe për Kryemnister të vendit”, tha ai.

Bajraj më tej thotë që LVV-ja do ta “kundërshtoj” Aktgjykimin e Kushtetuteses , jo për faktin se mund ta përmbysë verdiktin por për të pasur vota nga populli përmes viktimizimit. Tutje Bajraj përmend edhe që nëse Kurti nuk do të kandidojë atëherë padyshim Konjufca do të jetë i dyti që do të kandidojë dhe që kjo do të ishte zgjidhja adekutate për LVV-në.

“LVV, do ta "kundershtoj" Aktgjykimin e Kushtetueses, jo për faktin se mund ta përmbysë verdiktin, por me synimin e motivimit të frymës populiste të turmave, për ta përkthye në rritje të votës popullore, përmes popullizmit dhe viktimizimit si lider dhe subjekt, dhe në fund, pasi të maksimizoj efektet, nxjerrë kandidaturen e Re për Kryemnistër, dhe ky padyshim se do të jetë, z.Glauk Konjufca, i dyti pas të parit në hirarkinë partiake të Lëvizjes, i cili në zgjedhjet e fundit parlamentare të 06 tetorit 2019, i cili kishte mbi 70 mijë vota, më pak se gjysma e z.Kurti, dhe më pak se dyfishi i radhitur si i tretë në LVV-ë. Glauk Konjufca, si kandidat imediat i Lëvizjes Vetëvendosje për Kryemnistër, në staza të gjata politike të LVV-së, do ishte zgjidhja adekuate dhe fatlume për vetë Lëvizjen por edhe për vendin, për faktin se z.Konjufca, edhe pse jo thelbësisht, megjithatë në nuansa të prekshme dallon nga z.Kurti dhe profili i tij prej politikani jo fleksibël dhe jo-koperues, dhe jo rrallë herë i ngurt dhe për pasojë inert dhe statik”, tha ai.

Tutje ka theksuar se Konjufca me guximin, personalitetin e pavarur dhe unik në politikë, si dhe kontributi i tij në Vetëvendosje dhe mbështetja nga qytetarët i siguron atij një ligjitimitet qytetar dhe politik në vendimmarrje.

Sipas Bajraj në jetën parlamentare, Konjufca është bashkëpunues dhe i përgjegjshëm më shumë se lideri i LVV-së Albin Kurti që shquhet për të kundërtën e kësaj fryme.

“Z.Konjofca, ka provuar dhe promovuar në raste të veqanta, edhe pse në kuadër të Lëvizjes, aftësi dhe zotësi lidershipi në njërën anë, si dhe guxim dhe ndermarrësi vendimmarrjeje duke gjykuar në veqantinë e autentitetit dhe personalitetit të pavarur dhe unik në politikë dhe politikëbërje. Bagazhi dhe kontributi i tij enorm në Vetëvendosje, si dhe mbështetja dhe besimi qytetar i shprehur në kutitë e votimit i siguron atij një kohezion dhe legjitimitet qytetar dhe politik në vendimmarrje, pse jo edhe në bashkëpunimin dhe bashkërendimin e angazhimeve me partnerët politik në skenën poltike të vendit. Z.Glauk Konjufca, është promovuar kooperativ, bashkëpunues dhe i përgjegjshëm në jetën parlamentare të vendit, shumë më tepër se sa lideri i LVV-së z.Kurti i cili shquhet për të kundertën e kësaj fryme dhe qasje konstruktive”, tha ai.

Më tej ka shtuar se Konjufca do e ndihmonte skenën politike duke e moderuar vetë Lëvizjen Vetëvendosje, madje për dallim nga Kurti do ta menagjonte më lehtë dhe me më pak eufori kështu duke e ndryshuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe vetë fatin e vendit.

“Z.Konjufca, do ndihmonte skenën politike të vendit, duke moderuar vetë Lëvizjen Vetëvendosje e cila është një konglomerat i copëzave të skenës politike, pa përjashtuar këtu ekstremet e shoqërisë sonë, siç janë Islami politik dhe politika populiste e ideologjisë së majtë dhe e turmave. Z. Konjufca, për dallim prej z.Kurti, krahas moderimit të politikes populiste të VV-së, do t'a dilte të kanalizonte dhe menagjonte më lehtë dhe me më pak eufori, entuziazmin dhe votën ant-estabilishment, duke e kuptuar dhe lexuar drejtë natyrën dhe limitet e definuara nga kjo votë si determinancë pushteti n'politikë. Z.Konjufca, gradualisht por sigurt, do të ndyshonte vetën në hapa, Levizjën Vetëvendosje dhe vetë fatin e vendit si aksesor dhe participues potencial në zhvillimet kruciale që presin vendin dhe shoqërinë tonë në këto procese komplekse”, tha ai.

Tutje ka shtuar se çdo tentativë tjetër që shmang një zgjidhje të logjikshme nga kjo për Glauk Konjufcën si kandidat për Kryeministër, do të ishte e dëmshme si për vendin ashtu edhe për vetë Lëvizjen.

Sipas tij, institucionet e tilla si Parlamenti dhe Qeveria duhet të jenë pa njerëz dhe pa figura me precedentë juridike-gjyqësore, fakt që implikon Kurtin dhe disa nga ish deputetë të LVV-së.

“Alternativë tjetër për LVV-në, nuk ka, dhe çdo tentativë e cila shmangë një zgjidhje të logjikshme nga kjo për z.Konjufca si kandidat për Kryemnister nga LVV-ja, do të ishte e dëmshme për vendin dhe vetë Levizjën, e cila e ka atakuar për Qeverinë Hoti për ilegjitimitet popullor dhe si Kryemnister i cili nuk kishte qenë kandidat i LDK-së, për Kryemnister, dhe tani do duhej të binte në gropen që u'a bëri tjerëve. Institucionet e shtetit, siç është edhe Parlamenti dhe Qeveria, duhet të jenë pa njerëz dhe figura me precedente juridike -gjyqësore, fakt ky që implikon z.Kurtin dhe ca nga ish deputetët e LVV-së, me vendim gjyqësor të formes së prerë”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat