Publikohet fjalimi i fuqishëm i DioGuardit për Kosovën, këto janë dëshmitë që i kishte prezantuar në Senatin e SHBA-ve

Politika

Publikohet fjalimi i fuqishëm i DioGuardit për Kosovën, këto janë dëshmitë që i kishte prezantuar në Senatin e SHBA-ve

Nga: Bota Sot Më: 8 janar 2021 Në ora: 10:00
Joe DioGuardi

Në vitin 1998 Kosova po përballej me agresionin serb, shkruan "Bota sot".

Por, fal miqve ndërkombëtarë, sidomos atyre amerikanë Kosova e gëzoi lirin në vitin 1999.

Për këtë, liri që e gëzojmë sot, rol të rëndësishëm ka luajtur kongresmeni Joe DioGuardi, shkruan "Bota sot".

Më 6 Maj 1998, DioGuardi dha një dëshmi historike para Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit të SHBA-ve, kryesuar nga Kryetari Gordon Smith (Republikan nga Oregoni) dhe nënkryetari Joe Biden (Demokrat nga Delaware), mbi krizën në Kosovë.

Argumentet që Joe DioGuardi i paraqiti aty për shkeljen e paimagjinueshme të të drejtave të njeriut në Kosovë nga Serbia, si dhe për spastrimin etnik ndaj shqiptarëve, së bashku me thirrjen për intervenim ushtarak nga SHBA-të bashkë me NATO-n për të ndaluar luftën, me të drejtë e bindën Joe Biden të ndihmonte Kosovën, siç e ka pranuar edhe ai vet më vonë mandej.

Fjalim i  DioGuardit është publikuar kohëve të fundit, në të dëgjohet ai duke thënë se “çfarë po presimi, edhe sa shqiptarët në Kosovë duhet të vriten, duhet të zhduken”.

Ndryshe, në video mund të shihni edhe Biden i cili tashmë është certifikuar si presidenti më i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat