Në këtë mënyrë do të krijohet hapësira për një shtet funksional ligjor

Politika

Në këtë mënyrë do të krijohet hapësira për një shtet funksional ligjor

Nga: A.M. Më: 30 janar 2021 Në ora: 14:58
Ndertesa e Qeverise

Njohësi i Integrimeve Evropiane, Mirsad Voca në një prononcim për “Bota sot”, ka komentuar deklaratën e ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

“Kosova duhet të fokusohet në kërkesa të saja që kërkojnë urgjencë në realizimin e tyre. Kosnett thekson pikërisht fenomene të cilët Kosova duhet përmbush për të funksionalozuar Shtetin e së drejtës dhe për të zhvilluar ekonominë”, ka thënë ai.

Po ashtu, Voca ka treguar se nga çfarë varet përmbushja e këtyre kërkesave të ambasadorit Kosnett.

“Se sa është e gatshme Kosova të përmbush këto kërkesa, urgjentisht të nevojshme, varet pikërisht nga rrjedha politike në Kosovë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Tashmë, nuk do mend dhe është më se e qartë se partitë që e patën pushtetin në Kosovë përgjatë dy dekadash nuk sollën rezultate as në zhvillim ekonomik as në krijim të Shtetit ligjor dhe për të vërtetuar këtë tezë, kemi fakte me bollëk të cilët çdo qytetar i sheh dhe i kupton.

Tani, për të përmbushur këtë detyrim, nuk ka dilemë se vetëm me një qasje ndryshe të cilën, figura dhe parti të provuara deri më tani, pa dyshim se nuk mundën dhe nuk do mund ta përqafojnë, dhe me vullnet e punë të pareshtur nga një mendësi e re politike, do të krijohet hapësirë për një Shtet funksional ligjor në mënyrë që të krijojmë kushte edhe për zhvillim ekonomik”, ka deklaruar Voca për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat