“Hoti ka fyer mërgatën, e cila pas këtij vendimi vetëm sa do mobilizohet edhe më shumë për ta ndëshkuar”

Politika

“Hoti ka fyer mërgatën, e cila pas këtij vendimi vetëm sa do mobilizohet edhe më shumë për ta ndëshkuar”

Nga: A.SH Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 22:27
Avdullah Hoti

Qeveria në detyrë në krye me Avdullah Hotit ka lehtësuar masat sa i përket pandemisë Covid-19.

Në listën e vendimeve për lehtësimin e masave ndër tjera ishte edhe për mëratën, e cila ka vendosurtë vijë të votojë më 14 shkurt.

“Qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose përhershëm në Kosovë, që vijnë nga vendet me risk të lartë sipas listës zyrtare të ECDC-së, duhet të kenë test RT-PCR negativ për Covid-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit”.

Analisti politik, Faton Mehmeti për “Bota sot” ka komentuar këtë vendim duke thënë se, është kryekëput tentativë për të penguar mërgatën që të votojnë në Kosovë.

“Vendimi i fundit i qeverisë është racist në vetvete, ndaj mërgatës shqiptare. Ky vendim për të kërkuar testin, derisa në anën tjetër lehtësohen masat është kryekëput tentativë për të penguar mërgatën që të votojnë në Kosovë”, ka thënë Mehmeti.

Image
Faton Mehmeti

 

Sipas tij, Hoti ka fyer mërgatën, e cila pas këtij vendimi vetëm sa do mobilizohet edhe më shumë për ta ndëshkuar.

“Ky vendim skandaloz, i turpshëm dëshmon edhe një herë se kjo qeveri është në panik të madh nga humbja, humbje e paevitueshme. Dulla ka fyer mërgatën, e cila pas këtij vendimi vetëm sa do mobilizohet edhe më shumë për ta ndëshkuar”, përfundon Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat