Juristi jep parashikimin, vetëm me këtë parti LVV-ja bën koalicion qeverisës

Politika

Juristi jep parashikimin, vetëm me këtë parti LVV-ja bën koalicion qeverisës

Nga: N.Sh Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 19:06
LVV

Menjëherë pas certifikimit të rezultateve të 14 shkurtit nga KQZ-ja, Lëvizja Vetëvendosje do të formoj Qeverinë. LVV-ja pretendon të formoj e vetme Qeverinë Kurti 2, pasi që, me votat e diasporës mund të marrin rreth 60 deputetë.

Megjithatë, LVV-së, për zgjedhjen e presidentit mund t’i duhet një koalicion me një parti shqiptare. Por, cila mund të jetë partia e cila do të bashkëqeverisë me Kurtin, mbetet të shihet.

Analisti politik dhe juristi Blerim Burjani, thotë se, Lëvizja Vetëvendosje, më përpara e pranon një LDK të reformuar për të bërë koalicion se sa PDK-në.

“Dallimet në mes tyre të skajshme, andaj LDK-ja mund të ketë sërish një shans të mirë për të bashkëpunuar me LVV-në, që do t’i krijonte asaj stabilitet qeverisës”, thotë Burjani për gazetën “Bota sot”. Sipas tij, pushteti i LVV-së mund të bie vetëm për shkak të mos dijes, por jo për gjëra të tjera. “LVV-ja dhe kuadrot nga jashtë mund të jenë një realitet qeverisës real së bashku me LDK-në, sidoqoftë kjo varet nga LVV-ja dhe LDK-ja”, thekson ai.

Ai shton se, Albin Kurti duhet më shumë të veproj se sa të fol, pasi fjalët e shumta, sipas tij, shkaktojnë edhe gabime të mëdha.

“Kurti duhet të zgjedh heshtjen në vend të fjalëve”, pohon Burjani. “Nëse ka program të kalkuluar për ekonominë e tregut, por edhe program social është i mundshëm të zbatohet, por nëse nuk ka mbulesë buxhetore ajo të tingëllon si paradoks në vete dhe propagandë për fushatë. Premtimi i punësimit është problematik, pa një program shumë specifik ekonomik nuk dihet se çka ndodh në terrenin e ekonomisë së tregut. Pra nuk është e lehtë me premtua punësim në një vend me shumë të papunë, sidomos të rinjve që janë mbi 60%”, përfundon Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat