Dyshi i LVV-së do të bëhet kryeparlamentar

Politika

Dyshi i LVV-së do të bëhet kryeparlamentar

Nga: A.SH Më: 16 mars 2021 Në ora: 21:22
Kuvendi i Kosovës

Sot është mbajtur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit dhe është vendosur që seanca konstituive do të mbahet të hënën më 22 mars në ora 10.

Kjo erdhi pas takimeve që mbajti ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani dhe kandidatit për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti me dy përfaqësues të partive politike, të Partinë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Por kush do të jetë kryetar i Kuvendit të Kosovës?

Analisti politik, Islam Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se, sipas burime të cilat kanë rrjedhur brenda LVV-së në legjislaturën e re të gjitha gjasat janë që postin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës të jetë z. Glauk Konjufca.

“Duke u bazuar në disa burime të cilat kanë rrjedhur brenda LVV-së së në legjislaturën e re të gjitha gjasat janë që postin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës të jetë z. Glauk Konjufca i cili edhe është dyshi në LVV-në dhe një ndër me të pelqyerit në opinion”, shprehet Krasniqi.

Image
Islam Krasniqi

Sipas tij, ai një herë ka liruar vendin për Osmanin dhe këtë herë nuk është e natyrshme sepse Glauk Konjufca e ka marr edhe mbështetjen nga sovrani.

“Ka pasur zëra së znj. Nagavci mundet të merr postin e kryeparlamentarit mirëpo nuk e besojë sepse z. Konjufca ka dhënë dorheqje një herë nga posti i kryeparlamentarit duke i liruar vendin znj. Osmani dhe që të liroj edhe një herë këtë pozitë nuk është e natyrshme sepse z.Konjufca e ka marr edhe mbështetjen nga sovrani”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat