Luftimi i korrupsionit, juristi tregon kush duhet të veprojë, përpos Qeverisë

Politika

Luftimi i korrupsionit, juristi tregon kush duhet të veprojë, përpos Qeverisë

Nga: A.Z Më: 25 mars 2021 Në ora: 14:41
Foto Ilustrim

Kosova çdoherë është kritikuar për korrupsionin e lartë dhe krimin e organizuar.

Ndërkombëtarët kanë bërë vazhdimisht thirrje që të luftohen këto dy dukuri negative. E këto janë dy ndër arsyet pse Kosova ende nuk ka liberalizim të vizave.

Sot, politikani Faton Kurti, ka bërë thirrje që politikanët e korruptuar të përfundojnë në burg. Ai ka këshilluar qeverinë Kurti që të marrë informacione nga EULEX-i për politikanët e korruptuar.

Kurti thotë se nga EULEX-i mund të merren informacione për politikanët që keqpërdorën buxhetin dhe donacionet nga SHBA dhe BE.

Lidhur me këtë, juristi Blerim Burjani, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se kjo nuk është çështje e qeverisë por e organeve të rendit, sepse nuk mjafton vetëm veprimi politik.

“Kjo çështje është e organeve të rendit dhe jo e qeverisë, tash sa ndërhyn prokuroria dhe policia në ndaljen e temave të tilla është çështje e këtyre organeve të rendit dhe ligjit. Kjo nuk mjafton të ketë vetëm vullnet politik por edhe veprim të organeve përkatëse”, ka thënë ai.

Sipas Burjanit, korrupsioni nuk mund të ndalet pa veprim të pavarur dhe sipas tij, Kosova është larg për të qenë efikas në këto tema.

“Pa veprim të pavarur nga organet e rendit nuk mund të ndalet korrupsioni dhe persona të shumtë të involvuar në krim të organizuar, përfitim pa bazë, Kosova është larg e të qenit efikas në këtë temë, që po ndikon në shumë dimensione tjera të integrimeve evropiane”, ka deklaruar Blerim Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat