Eksperti i sigurisë: Ky sukses i Qeverisë e matë jetëgjatësinë e saj, ndryshe...!

Politika

Eksperti i sigurisë: Ky sukses i Qeverisë e matë jetëgjatësinë e saj, ndryshe...!

Nga: N.Sh Më: 29 prill 2021 Në ora: 19:40
Albin Kurti

Tashmë po bëhen një muaj që nga ardhja e Qeverisë Kurti 2.

Kjo qeveri do të fokusohet në premtimet e mëdha që i ka dhënë para dhe gjatë fushatës zgjedhore në Kosovë.

Ato ishin luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe konfiskimin e pasurisë së jashtëligjshme.

Premtimet e dhëna të kësaj Qeverie do të jetësohen thotë ish-zv. ministri i MPB-së dhe eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava.

Ai thotë se, Qeveria duhet që ti jetësoj ato premtime që i ka dhënë para elektoratit të saj.

Sipas tij, nëse jetësohen ato zotime në një periudhë të shkurtër, Kosova do ta fitoj edhe Liberalizimin e vizave dhe me këtë do të barazohet edhe me ato shtete që kaherë e kanë fituar Liberalizimin e vizave, dhe do iu bashkohet shteteve që pretendojnë në anëtarësimin në BE.

Image
Hajrullah Tërnava

“Për një efikasitet më të mirë në luftimin e korrupsionit është e nevojshme që pashmangshëm e sa më parë të përgatitemi për jetësimin e ligjit të VETTING-ut dhe me jetësimin e këtij ligji, do të pastrohen relativisht shpejt institucionet nga njerëzit e kriminalizuar që deri më tani kanë punuar nëpër institucionet shtetërore, dhe kanë përfitua ata personalisht, por edhe të tjerët që i kanë emëruar në ato vende të larta, nëpër ato institucione si të besueshmit e “shefave” të tyre, e që populli i Kosovës ua ka pa sherrin, sepse tani janë bërë ndasi të mëdha edhe në mes të popullit, si tepër të pasur dhe tepër të varfër dhe si qytetarë të ndershëm në njërën anë dhe si zhvatës e hajdut dhe bandit në anën tjetër”, thotë Tërnava.

Ai shprehet se, për këtë pasojë të krimit dhe korrupsionit të madh, deri me tani jemi i vetmi shtet i izoluar në Evropë, sepse nuk ka pasur vullnet të punohet e luftohet ajo veprimtari kriminale që quhet krim e korrupsion.

“Për këtë arsye politikanëve të deritashëm ju kanë tërhequr edhe vërejtja nga ana e BE-së, se pa luftimin e krimit të niveleve të larta nuk do të Liberalizohen vizat e qytetarëve të Kosovës, por sikur të luftohej krimi ashtu si kërkonte BE, është e qartë se po ata të mëdhenjtë e shtetit do të duhej të burgoseshin sa më parë, gjë që kjo Qeveri e tanishme duhet tani të tregohet e vendosur dhe efikase dhe në vepër do të shihen se kush nga të mëdhenjtë e shtetit ishin ata që në aq masa të mëdha ishin kriminalizue, dhe si të tillë qëndronin në pushtet, kurse populli i paguante dëmet në disfavorin e tyre”, shprehet tutje Tërnava.

Ai shton se, në luftimin e krimit në përgjithësi, do të ketë rezistenca të tilla të mos luftimit të krimit, sepse pa u bërë një reformë nga kokat më të larta të atyre institucioneve shtetërore të cilat duhen ta luftojnë krimin dhe korrupsionin nuk do të kemi progres.

“Është e kuptueshme tani që Prokuroria Speciale në Kosovë po vazhdon që ta pengon dhe pamundëson në mënyrë̈ tepër të pa skrupull e skandaloze, edhe angazhimin pozitiv e serioz të Agjencinë Kundër Korrupsionit, në hetimin, zbulimin por edhe në publikimin e detajuar të pasurisë së zyrtarëve të lartë të shtetit, mënyrën se si është ardhur deri të krijimi i asaj pasurie dhe cila është ajo. Sipas njoftimeve zyrtare nga vetë AKK-ja, Agjencia Kundër Korrupsionit po vazhdon të dërgojë pandërprerë̈ kallëzime penale për korrupsion në Prokuroritë e Kosovës, por ato nuk po trajtohen fare as me dhe as pa prioritet të duhur”, pohon ai.

Sipas tij, agjencia, në bazë të kompetencave ligjore është përgjegjëse për zhvillimin e procedurave hetimore paraprake të rasteve të dyshimit për korrupsion.

“Në bazë të hetimeve, agjencia ngre kallëzimet penale në prokurori, por prokuroria po e injoron bashkëpunimin që e ka obligativ sipas ligjit me AKK-më dhe këto kallëzime penale mbeten të deponuara në sirtarët e Prokurorisë. I bie që prokurorët e PSRK po ua bëjnë AVOKATINË e mbrojtjen politikanëve të inkriminuar! Sipas raportimeve nga PSRK-ja, janë disa raste të zyrtarëve të lartë të shtetit, në proces të punës të nivelit të lartë që dyshohen për korrupsion, por nuk zbulohen detajet kush janë, kur janë dorëzuar dhe kur pritet ngritja e aktakuzave”, pohon ai.

Tërnava thekson se, kjo prokurori ka njoftuar se janë ngritur 10 aktakuza për shkak të rasteve të shënjestruara vitin paraprak, kurse deri tash janë shënjestruar rreth 60 raste të reja, dhe prej tyre 35 kanë të bëjnë me korrupsion, 25 me krimin e organizuar, kurse disa të tjera veç̧ janë në fazën e pezullimit.

“Prandaj kjo mënyrë e zvarritjes shumëvjeçare dhe pezullimi i këtyre rasteve flet më së miri për lidhjen e ngushtë të Prokurorisë speciale me krimin e organizuar në institucionet e shtetit që nga Kryetarët e komunave, ish-kryeministra, e ministra, gjyqtarë e prokurorë të inkriminuar dhe ish-zyrtarë të lidhur edhe me Ish-Presidencën, pasi që rastet e tilla nuk po japin rezultate konkrete, as pozitive dhe as negative për një kohë tepër të gjatë, por minimalisht tani duhet pritur hetimet më të përshpejtuara e me intenzive poqese prokuroret duan të mbeten në punët e Prokurorisë, edhe nga prania dhe ndikimi legalo-ligjor i Qeverisë së re, e që zyrtarisht nuk duhet të zgjasin më shumë se dy vjet”, përfundon Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat