Deputeti i PDK-së vjen me një propozim për qeverinë në lidhje me diasporën

Politika

Deputeti i PDK-së vjen me një propozim për qeverinë në lidhje me diasporën

Nga: M.H Më: 28 maj 2021 Në ora: 21:06
Partia Demokratike e Kosovës (PDK)

Situata në Kosovë është duke u lehtësuar nga situata pandemike, për shkak të vaksinimit të qytetarëve të vendit.

Por pavarësisht kësaj prap ekonomia e vendit është ajo e cila është prekur më së shumti.

Në lidhje me situatën aktuale në vend në veçanti ekonominë e vendit, në një intervistë ekskluzive ka folur kryetari i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, dhe Tregti, Ferat Shala.

Shala u shpreh se ekonomia është në gjendje më të rënduar dhe nëse nuk bëhet një plan strategjik për ardhjen e diasporës atëhere të hyrat do të jenë më të ulëta.

Shala e sheh të domosdëshme dhe për këtë thotë se duhet të një planë urgjent që të hapen të gjitha biznesët në mënyrë që diaspora kështu ta ndihmojë vendin.

Sipas tij me ardhjen e diasporës dhe për këtë arsyje duhet sa më shpejt të krijohet një plan strategjik.

Image
Ferat Shala

“Parimisht diaspora në programin e Qeverisë, pothuajse është harruar fare. Situata e tyre do të rëndohet më shumë, për shkak se Qeveria do të duhej të kishte një plan urgjent afat shkurtër për diasporën, dhe ardhjen e tyre në kushte të pandemisë, dhe i cili do të fillonte të zbatohej nga data 1 Qershor. Ky planë do të duhej të përfshinte masat dhe veprimet; që nga ardhja e tyre në pikat kufitare, aeroporte, e deri tek çdo aktivitet tjetër familjar e organizativ, që diaspora i don dhe i ka të domosdoshme gjatë qëndrimit në Kosovë, e me theks të veçantë në muajt e pushimit”, u shpreh deputeti.

Më tej ai thotë se ky plan duhet të jetë i detajuar dhe në koordnim me sektoret e tjera, si hoteleria, gastronomia dhe turizimi.

Ai thekson që edhe për tubimet duhet të jetë një plan pasiqë nëse bëhet ky plan atëhere mërgata obligohet të mbajë organizimet në Shqipëri apo në shtetet e tjera në Ballkan.

“Ky plan patjetër do të duhej të ishte i detajuar dhe në koordinim edhe me sektoret e tjera, si Hoteleria, Gastronomia, Turizmi, e që do të krijonte kushte që tubimet dhe ahengjet familjare të lejohen. Në të kundërtën do të jemi dëshmitar që mërgata jonë do të obligohet që dasmat dhe ahengjet familjare ti organizojë në Shqipëri, Mal të Zi, e në shtetet tjera të Rajonit”, përfundon Shala për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat