Ky është shkaku për ngritjen e çmimeve në treg

Politika

Ky është shkaku për ngritjen e çmimeve në treg

Nga: A.M. Më: 29 maj 2021 Në ora: 14:40
Ilustrim

Në vitin 2018 nga Qeveria asaj kohe e Kosovës kishte vendosur taksën 100 për qind për importet nga Serbia.

Ndërkaq, pas kësaj kur erdhi në pushtet, Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti ishte vendosur reciprociteti me Serbin.

Por, një gjë e tillë ishte larguar nga ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Analisti politik dhe juridik, Blerim Burjani, në një prononcim për ”Bota sot”, ka deklaruar se taksa e vendosur ndaj Serbisë i bëri dëm edhe Kosovës, pasi që u ngritën çmimet e shumë produkteve.

“Faktikisht taksa ishte e dëmshme për qytetaret e Kosovës. Ajo taks shtrenjtoi jetën e konsumatorit, të qytetarit dhe iu dha teposhtëza, çmimet u rriten në treg për disa produkte edhe sot ndihen pasojat. Shtrenjtimi i vajit, i barnave, rritja e çmimit të bukës në treg janë pasoj të asaj kohe, kur mendohej se taksa i bën dëm Serbisë realisht i bëri dëme Kosovës dhe qytetarëve në ngritjen e çmimeve në treg.

Gjithashtu, ai ka dhënë për taksën e vendosur askush nuk dha përgjegjësi.

“Nuk është me rendësi, a e ka heq zot Hoti, me rendësi është se askush për taksen nuk dha përgjegjësi e as për ngritjen e shume produkteve në treg. Kjo dëshmon se sa opinioni publik është i vetëdijshëm për punën që bëjnë këta të ashtuquajtur politikan, ku çdo i dhjeti qytetar ishte kandidat për zgjedhje prej vitit 2000, plotë njerëz të paaftë dhe të papunët qeverisin edhe sot me shtetin dhe pasurit publike.

Por ky është vullnet i qytetarëve nëse mendojnë se të papunët t`i shndërrojnë në milioner dhe ti paguajnë njerëzit me probleme sociale dhe iu japin në besim pasurit e tyre, pasojat do ti mbajnë vet qytetaret. Gjendja është e çuditshme qe 20 vjet në Kosovë dhe vetëdija e dobët e të kuptuarit të pasurive të qytetareve vet qytetari nuk i  kupton se pasurit e shtetit janë të tij e jo të njerëzve që ata i votojnë”, ka deklaruar ai për “Bota sot”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat