Historiani i njohur: LDK-ja, si parti e djathtë, ka barrën e opozitarizmit të dyfishtë

Politika

Historiani i njohur: LDK-ja, si parti e djathtë, ka barrën e opozitarizmit të dyfishtë

Nga: N. H Më: 31 maj 2021 Në ora: 22:44
Lumir Abdixhiku

Shkrimtari dhe historiani i njohur, Jusuf Buxhovi, në një intervistë ekskluzive dhënë për gazetën « Bota sot » ka folur për rolin e opozitës.

Buxhovi ka theksuar se është herët për t’u vlerësuar si puna e pozitës, po edhe e opozitës.

“Duhet pritur së paku një vit për ndonjë vlerësim real. Por, sa i përket opozitës, mund të thuhet lirisht se nuk ka mundësi të paraqesë një kohezion të domosdoshëm opozitar çfarë i duhet vendit në rrethanat kur Vetëvendosja ka shumicën parlamentare dhe mund të sillet si të dojë, për faktin se konstalacioni partiak është shpërputhës dhe pa gjasa që të ketë unitet minimal. Kur thuhet kështu, kihet parasysh se parti e dytë është PDK-ja me probleme të mëdha të brendshme sa nga vakumi që iu shkaktua nga Haga dhe sa nga pengu i grupeve të caktuara nga brenda, të shumtën despotike, që nuk lejojnë ndryshim dhe reforma veçmas kadrovike, nga frika e humbjes së pushtetit”, ka thënë Buxhovi.

Mirëpo, ai thekson se LDK-ja e Lumir Abdixhikut, si parti e djathtë, ka barrën e opozitarizmit të dyfishtë

Image
Shkrimtari dhe historiani i njohur, Jusuf Buxhovi

“Në këto rrethana, pra e bllokuar, PDK nuk mund të jetë bartëse e opozitarizmit. Ngjashëm mund të thuhet edhe për AAK-në, së cilës po ashtu i duhen reforma të thella të brendshme për të mbijetuar madje. Në këtë rrethanë, LDK-ja, si parti e djathtë, ka barrën e opozitarizmit të dyfishtë: në raport me qeverisjen e majtë, po edhe me simotrat në opozitë, që përkundër deklarimeve “djathtiste”, përnga strukturimi i brendshëm dhe forca e grupeve të caktuara në to, mbetën në amallgamit e një despotizmi politik”, ka deklaruar Buxhovi.

Intervistën e plotë me historianin Jusuf Buxhovi, mund ta lexoni nesër në gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat