“EULEX-i i dha Serbisë dosjet për krime lufte”/ Malcolm Simmonsit i vjen goditja e fortë, ja kush qëndron prapa tij – ky është qëllimi!

Politika

“EULEX-i i dha Serbisë dosjet për krime lufte”/ Malcolm Simmonsit i vjen goditja e fortë, ja kush qëndron prapa tij – ky është qëllimi!

Nga: N.Sh Më: 25 qershor 2021 Në ora: 17:23
Malcolm Simmons

Ish kryetari i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons është njëri prej më të përfolurve gjatë këtyre ditëve në Kosovë.

Ai përmes një letre që i kishte dërguar kryeministrit Albin Kurti flet për një pjesë të dëshmisë së tij për skandalet e kryera nga misioni i BE-së për sundim të ligjit (EULEX).

Në dëshminë e Simmons thotë se EULEX-i i ka dorëzuar dosjet për krimet e luftës autoriteteve prokuroriale të Serbisë.

Madje ai kishte kërkuar që të raportojë në Kuvendin e Kosovës për të gjitha këto pretendime.

Mirëpo, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka reaguar ndaj deklaratave të Simmonst.

Në një kumtesë për media EULEX thotë pretendimet e ish gjykatësit Simmons nuk janë të vërteta.

“EULEX-i kurrë nuk u ka dorëzuar ndonjë rast të krimeve të luftës autoriteteve prokuroriale të Serbisë, as nuk ka hequr dorë nga autoriteti mbi dosjet hetimore dhe rastet”, thuhet në komunikatë

E këtyre pretendimeve të Simmons, u është kundërpërgjigjur edhe eksperti i sigurisë dhe ish-zëvendësministri i MPB-së, Hajrullah Tërnava.

Ai shprehet se, tash kur ka filluar së funksionari Gjykata Speciale në Hagë, dhe të dyshuarit e parë gjinden dyshuar para gjykatës, po dalin zëra që duan për ti arritur disa qëllime që veç ata e dinë.

Tërnava thotë se, tani krejt kjo po i përngjanë një loje që është duke u luajtur për qëllime të pista edhe prapa kërkesës së ish gjyqtarit të EULEX-it Malcom Simmons për raportimin, kinse të skandaleve të drejtësisë ndërkombëtare në Kosovë, para Kuvendit të Kosovës, skandale këto që sipas tijë kanë quar edhe deri te krijimi i dosjeve për individ te caktuar, në bashkëpunim me Serbinë, për formimin e Gjykatës Speciale.

“Duke u bazuar në aktivitetet dhe punën që e kanë bërë një kohë të gjatë UNMIK-u dhe EULEX-i, dhe po këto vepra kriminale që supozohet që dikush i ka krye, sikur që ishin vrasjet e shumë njerëzve e sidomos të aktivistëve të LDK-së, e meqë këto shërbime  të ndërkombëtarëve që ishin të stacionuara me mandatet e tyre të konfirmuara nga ndërkombëtaret, dhe  populli e kishte një besim se këta që na ndihmuan edhe me u çlirua, tani me këto shërbime që e qeverisën Kosovën në një kohë goxha të gjatë, do ta luftojnë krimin e të gjitha llojeve, por fatkeqësisht rezultati i pritjeve mbeti tepër zhgënjyes. Pra u zbehën shpresat, humbën, iku ajo pritja dhe besimi  se këta do ta luftojnë krimin në përgjithësi dhe do ti zbardhin të gjitha vrasjet dhe krimet. Ato më seriozet nuk u zbuluan fare, sidomos  ato raste kriminale, për të cilat pritej të formohet edhe Gjykata Speciale nga vetë qytetarët, nën mbikëqyrjen e këtyre institucioneve ndërkombëtare, por kjo nuk ndodhi”, shprehet ai.

Tërnava shton se, pikërisht në këtë kohë, në këto formacione ishte edhe gjyqtari Simmonsi, për çka edhe ai vetë mbanë përgjegjësin për mos veprim, për ndjekjet dhe gjykimet e krimit që është dashur të ndodhin, por edhe që të krijohet një Gjykatë Speciale vendore për trajtimin e këtyre rasteve.

Image
Hajrullah Tërnava

“Tani kur po ballafaqohemi me këto kërkesa të Simmonsit, kinse për të raportuar e zbuluar diçka skandaloze për të cilët vetëm ai e paska ditur, disi po na vjen me u habitë dhe me dyshua se kjo nuk është përpjekje e tij për kontribut të sinqertë, por ai është i instrumentalizuar nga krimi i organizuar. Pra kjo mundë të jetë tash vetëm një përpjekje ish kokave të dështuara të EULEX-it dhe gjyqësorit të korruptuar të Kosovës për t’u arsyetuar në dështimin e tyre për ndjekjen dhe gjykimin e krimeve të luftës””, thekson ai.

Ai pyet se, ku ishte Simmonsi në 20 vitet e kaluara?

“Ku ishte gjyqtari Simmons në momentin më kritik të debateve dhe dilemave që po ngiteshin në Kosovë para formimit të Gjykatës Speciale, dhe sikur Kosova ta kishte krijua Gjyqin Special me gjyqtarët e saj mundë të ishin shqiptarë e ndërkombëtar, dhe gjykimet do të zhvilloheshin në Kosove, dhe para këtij gjyqi do të duhej të përgjigjen të gjithë të dyshuarit se kush ka njerëz të pa fajshëm: shqiptarë, serbë dhe të tjerë. Po të kishte folur e vepruar sinqerisht aso kohe Simmons, gjendjen do e kishim ndryshe, në favorin tonë, dhe atëherë do vlente edhe arsyeja e Simmonsit për t’i zbardhur “faktet” që pretendon se i ka, edhe para faktorit vendor, Kuvendit të Kosovës, por edhe para faktorit ndërkombëtar, diplomatëve të huaj, dhe atëherë nuk do te ekzistonte fare arsyeja që të bëhet presion mbi institucionet e Kosovës, për formimin e Speciales në Hagë, e cila për të dyshuar ka ndjekjen kryesisht të figurave të UÇK-së, që tani ata gjenden të burgosur në Hagë,  dhe janë të njëjtit që ju bënin presion deputetëve që ta miratojnë Gjykatën Speciale madje edhe me kërcënime, duke ju thënë se ata që nuk e votojnë janë tradhtar të shtetit të Kosovës”, pohon eksperti i sigurisë.

“Tani kur Gjykata Speciale e ka filluar punën, nuk duhet të bëhet temë debati dhe përpjekjes për ndërhyrje në drejtësi, duhet  të lejohet që të shkon deri në përfundim të rasteve, të gjykohen të gjithë të dyshuarit, dhe ata që dalin fajtore për veprat e kryera, duhen të përgjigjen, në të kundërtën ata që dalin të pastër do të kthehen në vendlindjet e tyre dhe do të jenë figura po aq të  respektuara sikur më parë. Kosova nuk duhet të ndërhyj për asnjë çmim tani në Gjykatën Speciale, drejtësia duhet të bëjë punën e vetë deri në fund dhe ne duhet t’i besojmë. sepse kemi arsye, kemi shembuj konkret sikur rastet e Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limajt  që u shpallen të pafajshëm në Hagë, dhe iu kthyen jetës politike ku edhe sot e kryejnë atë veprimtari”.

Sipas tij, dalja në skenë e Simmonsit tash kinse për ta zbuluar ujin e nxehtë duket plotësisht e porositur dhe qëllimkeqe, sepse duhet të tregon nëse i ka pasur ato informata aq herët pse nuk i dërgonte në të dyja adresat që do të mundë ta bënin verifikimin dhe interpretimin e tyre, Këshillin Evropian, Parlamentin Evropian, paralel me institucionet e Kosovës.

“Prandaj është e dyshimtë se prapa tij qëndrojnë shërbime të huaja sekrete që duan t’i acarojnë raportet e Kosovës me miqtë ndërkombëtar, duke mbjell farën e mosbesimit në Gjykatën Speciale. Ndryshe nuk ka se si të ketë ndodhur që në këtë kohë, pikërisht në këto momente të  arrestimit të grupit të të dyshuarave për krime lufte nga Gjykata Speciale, fillimit të gjykimit të tyre, ai të del “për ti bërë publike”, si thotë ai dëshmitë dhe faktet që i posedon. Edhe po të jetë krejtësisht e sinqertë, tani kërkesa e Simmonsit për raportim para institucioneve të Kosovës është e vonuar dhe nuk duhet të pranohet për raportim para institucioneve të Kosovës, më mirë do të ishte që ai të refuzohet, për të mos pasur interpretim të ndërhyrjes politike në pavarësinë e Gjykatës Speciale”, pohon ai.

Ai shton se, derisa kërkesa vjen në këtë kohë jo të duhur nga ana e Simmsonit, munde të dyshojmë me bazë se ai këtë është duke e bërë  i shtyrë nga prapaskena e krimit dhe nëntokës kriminale që ndërlidhet me ndonjë rast për të cilin ka fakte drejtësia e cila ka filluar, por edhe mundë të jetë porositur nga shërbime të caktuara për destabilizim të vendit dhe futjes së shtetit në konflikt e ftohje të marrëdhënieve politike me SHBA-në dhe shtetet e BE-së.

“Dihet fare mirë që Gjykatësit dhe Prokurorët e EULEX kanë qenë dhe janë nga vendet e BE-së dhe SHBA-të, dhe kështu krijimi i mosbesimit dhe fërkimeve më këta faktor, pas një periudhe kaq të gjatë të krijimit të Gjykatës Speciale dhe gati nga përfundimi i mandatit të parë të punës, por që është fillimi i proceseve të para gjyqësorë, do të kuptohej si shpallje e luftës politike nga ana e institucioneve të Kosovës kundër BE-së dhe SHBA-së”, përfundon Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat