Akuzat e ish-gjykatësit të Eulex-it, ja çfarë duhet të bëjë Qeveria e Kosovës

Politika

Akuzat e ish-gjykatësit të Eulex-it, ja çfarë duhet të bëjë Qeveria e Kosovës

Nga: A.M. Më: 14 korrik 2021 Në ora: 23:08
Malcolm Simmons

Raportimi i ish-kryetarit të asamblesë së gjykatësve të EULEX-it, Malcolm Simmons, para deputetëve të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitet, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit ka bërë zhurmë të madhe në opinionin publik.

Simmons para deputetëve ka rrëfyer skandalet e Eulexi-t në Kosovë dhe ka bërë akuza ndaj Bashkimi Evropian.

Përkundër, që Kosova nuk ka mekanizma që mund t`i hetojë këto deklarata të Simmons, por në këtë rast, Qeveria e Kosovës mund të kërkojë nga komisionet brenda Eulex-it që të bëhet hetime për këto akuza.

Njohësi i çështjeve juridike, Islam Krasniqi në një prononcim për “Bota sot”, ka treguar për “Bota sot”, se çfarë mund të ndodhë në qoftë se prokurorët apo pjesëtarët e EULEX-it veprojnë në kundërshtim me dispozitat ligjore.

“Republika e Kosovës nuk ka ndonjë mekanizëm më të cilën do të mund t'i hetojë prokuroret apo pjesëtarët e misionit të EULEX-it, pasi që ata gëzojnë imunitet ndaj çdo procedure gjyqësore  apo të gjitha proceseve ligjore dhe administrative në vendin tonë, por janë të obliguar të respektojnë legjislacionin tonë në fuqi. Në rast së prokurorët apo pjesëtarët e EULEX-it veprojnë në kundërshtim me dispozitat ligjore, duke i shkelur apo cenuar të drejtat e njeriut atyre mund t'i hiqet imuniteti dhe të përgjigjet penalisht para shtetit nga i cili ka ardhur, saktësisht në shtetin amë të tyre”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, Krasniqi potencon se BE-ja ka një panel i cili vlerëson ankesat e palëve të cilat janë dëmtuar gjatë proceseve të iniciuara nga Eulex.

“Bashkimi Europian ka krijuar disa mekanizma  të cilat mund të vlerësojnë punën e këtij misioni  saktësisht ka krijuar një panel të pavarur për shqyrtimin e të drejtave të njeriut, panel i cili i  vlerëson ankesat e palëve të cilat janë dëmtuar gjatë proceseve të iniciuara nga ky mision, dhe i cili panel  kryen punën në mënyra të pa anshëm dhe me ndershmëri”, ka potencuar Krasniqi.

Gjithashtu, ai ka treguar se çfarë duhet të bëjë Qeveria e Kosovës në rastin e Eulex-it.

“Pa harruar të cekim së Eulex -i ka njësinë apo borde të brendshme,  hetimore dhe disiplinor për ata që shkelin kodin e etikës apo kodin e sjelljes dhe së  qeveria e Kosovës duhet të  kërkojë nga këto komisione që të rekomandoj shtetet amë që të iniciojmë procedurë ndaj tyre, sepse ata keqpërdorën taksat e qytetarëve nga shtetet që kanë ardhur duke shkelur mbi betimin e dhënë!”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat