Zaev nën urdhrat e Vuçiqit/Analistët flasin për skenarin që po përgatitet

Politika

Zaev nën urdhrat e Vuçiqit/Analistët flasin për skenarin që po përgatitet

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 10 gusht 2021 Në ora: 18:59
Zoran Zaev dhe Aleksandër Vuçiq

Gjatë ditës së djeshme Kryeministri maqedonas Zoran Zaev ka folur rreth “Ballkanit të Hapur”, duke dërguar mesazh udhëheqësve të Kosovës, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe të Malit të Zi.

Zaev këtë projekt e sheh si një lëvizje të lirë të mallrave ku fitojnë qytetarët në këtë rast nga kjo lëvizje.

Ai ka thënë se “Ballkani i Hapur” është shprehje e vullnetit të fortë politik të Serbisë, Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë.

“Tre kombe bëjnë më shumë se një komb. Shikojeni nga kjo perspektivë – së bashku ne mund të bëjmë shumë më tepër, dhe kombet tona e dinë se si dhe duan që ne të bashkohemi për një të sotme më të mirë dhe një të nesërme më të mirë. Ky është mesazhi im për udhëheqësit e Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Malit të Zi”. Sa më mirë t’i shohim këto perspektiva të përbashkëta, aq më mirë për popujt tanë”, tha Zaev.

Zaev përmes këtij prononcimi për media lë të tregoj se po vazhdon të jetë i entuziazmuar për bashkëpunimin që ka me Ramën dhe Vuçiq.

Ky bashkëpunim vjen pas një kohe diskutim se kur do të finalizohet më shpejt.

Kujtojmë që Rama ka qenë ai i cili më së shumti është kritikuar për qëndrimin e tij dhe përkrahjen që po I jep Vuçiqit dhe jo Kurtit në këtë rast.

Mirëpo skeptik dhe aspak të kënaqur nga ky bashkëpunim nuk janë analistët pasi që sipas tyre edhe Zaev sikurse Rama po vazhdon drejt Vuçiqit duke harruar dëmet që Serbia i bëri Kosovës.

Peçani: Zaev po i bindet Vuçiqit

Image
Analisti politik, Ruzhdi Peçani

Në lidhje me këtë temë analisti politik, Ruzhdi Peçani për “Bota sot”, u shpreh se mesazhi i Zaev-it për “Ballkanin e Hapur”, u bë për faktin se Zaev e mendonte vetën më të fuqishëm se Rama dhe Vuçiq, e kështu duke u dërguar mesazh shteteve tjera.

“Mesazhi i Zaevit na paraqitet si tejet indikativ. Pse Zaev do ta merrte përsipër ta bëjë këtë mesazh, pse jo Edi Rama apo Vuçiq? Mendonte se mban beground më të fuqishëm se cili do nga ata dy – sigurisht se jo! Nga noshalanca do ta ketë marrë,këtë rol do ta pranonte me shumë lehtësi nga Vuçiq”, u shpreh ai.

Zaev Vepron sipas diktatit që i bënë Vuçiq

Sipas analistit Vuçiq dhe Rama nuk mund të jepin deklarata të tilla sikurse Zaev pasi që ata të dy janë kundër qëndrimeve të Kurtit dhe janë pro izolimit të Kosovës.

“Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk mund ta merrnin këtë rol, ngase për Kryeministrin Albin Kurti që të dy këta i sheh si eksponent të padëshiruar,si përçarës për Ballkanin dhe ata të cilët po e luftojnë Kosovën me qëllim të izolimit dhe nënshtrimit, mohimit të shtetësisë dhe sovranitetit të Kosovës”, thekson analisti.

Tutje, ai thotë se kjo nismë e Zaev-it nuk do të ketë sukses sepse ka kundërshtar për bashkëpunim rajonal dhe se është kundër interesave nacionale edhe të Maqedonisë.

Analisti potencon edhe përkrahjen që Ali Ahmeti ka jepur duke e parë si një lojë politike.

“Kështu dhe vetë Zaev, këtë nismë që ka marrë sipër nuk do mund ta paraqes si sukses. Ngase vet brenda shtetit të vetë ka kundërshti për këtë bashkëpunim rajonal, ngase është shumë larg interest nacional të Verimaqedonisë, që është integrimi i plotë në BE,për këtë edhe kundërshtohet nga VMRO-DMPMNE. Është nonsens ngase ka përkrahje të plotë nga Ali Ahmeti! “Open Balkan” qëndron më shumë si një lojë politike se sa që proklamohet si një ndërmarrje ekonomike me katër liritë e saja”, tha Peçani për “Bota sot”.

Mehmeti: Zaev dhe Rama të vetmit që ende i besojnë Vuçiqit

Image
Analisti politik, Faton Mehmeti

 

Ndërsa analisti politik, Faton Mehmeti në një bashkëbisedim me“Bota sot”, thotë se kjo deklaratë e Zaevit është vetëm deklaratë popullsite dhe asgjë më shumë.

Më tej shton se të tre po synojnë të dominojnë në Ballkan mirëpo që nuk do të ketë sukses.

“Natyrisht se kështu i intereson Zaevit të flet, kjo është deklaratë populliste që s’ka të bëj asgjë në situatën në terren. Në këtë kuptim duhet theksuar se Zaevi bashkë me Ramë dhe Vuçiqin janë treshja që synon të lejoj depërtimin e Rusisë në Ballkan, duke shmangur kështu interesat e SHBA dhe të shqiptarëve. Ballkani s’ka nevojë për ide të tilla që synojnë dominimin e dikujt mbi tjetrin, apo shfrytëzimin e dikujt mbi tjetrin”, thotë ai.

Në fund, analisti shprehet se kjo iniciativë do të nxjerr përfitues vetëm Rusinë dhe Serbinë e asnjë mënyrë shqiptarët.

Zaevi bashkë me Ramën janë vënë nën shërbim të Vuçiqit, shprehet tutje ai.

“Shqiptarët nga e gjithë kjo iniciativë humbasin, ndërsa përfitues janë Rusia dhe Serbia të cilët përfitojnë dajën në det si dhe shfrytëzimin e rrugëve të Kosovës dhe Shqipërisë. Zaevi bashkë me Ramën janë vënë nën shërbim të Vuçiqit duke i shërbyer atij, janë dy ushtarët e vetëm që vazhdojnë të besojnë në iluzionet e Vuçiqit dhe Rusisë për “Serbinë e madhe”, përfundon Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat