“AKR në zgjedhjet lokale do të garojë si parti e vetme”

Politika

“AKR në zgjedhjet lokale do të garojë si parti e vetme”

Nga: M.H. Më: 14 gusht 2021 Në ora: 22:30
Foto ilustrim

Zgjedhjet lokale pritet të mbahen në tetor të këtij viti.

Më datën 17 tetor qytetarët do të kenë rastin të zgjedhin kryetarin/en për komunat e tyre, shkruan “Bota sot”.

Në lidhje me këtë temë në një intervistë për “Bota sot”, nga AKR ka folur këshilltari i Pacollit, Naim Murseli.

I pyetur për pretendimet që ka AKR në këto zgjedhje, Murseli thotë se do të garojnë për vendin e parë dhe se do të ketë në listat tona njerëz të rinjë dhe shumë punëtorë.

“AKR ka kandidatin e saj për Kryetar të Prishtinës, z. Selim Pacolli, i cili ka dëshmuar aftësinë e tij për të udhëhequr me një qytet si Prishtina. Ne garojmë për vendin e parë, dhe ashtu janë pritjet tona. Në komunat tjera ne garojmë me listat e asambleistet të cilët i përkasin gjeneratës së re, me njerëz të dijshëm dhe punëtorë”, u shpreh ai.

Image
Naim Murseli

Ndërsa nëse do të hyjë AKR në zgjedhjet lokale si parti e vetme apo koalicion me ndonjë parti tjetër politike, ai tha se do të garojnë si parti e vetme por që do të mbështes kandidatët e partive të afërta me AKR-në.

“Ne do të garojmë si parti e vetme por në disa raste edhe duke mbështetu kandidatët e partive të afërta me AKR-në”, përfundoi Murseli për “Bota sot”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat