Haxhiu propozoi formimin e Këshllit Kombëtar, reagon ashpër analisti: Vet e shkatërruan sektorin e shëndetësisë

Politika

Haxhiu propozoi formimin e Këshllit Kombëtar, reagon ashpër analisti: Vet e shkatërruan sektorin e shëndetësisë

Nga: A.Z Më: 30 gusht 2021 Në ora: 22:17
Foto ilustrim

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se Kosova për të shpëtuar nga katastrofa shëndetësore, duhet të formojë Këshillin Kombëtar për Menaxhimin e Pandemisë Covid19, me përfaqësim të të gjitha subjekteve politike dhe të shoqërisë civile.

Madje sipas Haxhiut, duhet të shtyhen edhe zgjedhjet lokale dhe të formohet Qeveria e Unitetit Kombëtar deri në përfundim të pandemisë Covid-19.

Lidhur me këtë, analisti Gani Qarri, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se duke e parë numrin e të vdekurve nga Covidi, madje edhe gjendja kritike pas marrjes së vaksines, rritet nevoja që të merren masa emergjente.

“Duke pasur parasysh gjendjen alarmante me numrin e të vdekurve nga Koronavirusi, sidomos në ditët e fundit, përmasat e infektimeve masive gjithnjë në rritje me Covid-19, si dhe faktin që sipas informatave të Ministrisë së Shëndetësisë edhe dy javët e pas marrjes së vaksinës, të vet të vaksinuarve, janë tejet kritike për imunitetin e tyre, dëshmon se vërtet Kosova ka nevojë për marrjen urgjente të masave emergjente, për sanimin sa më të shpejtë të situatës kaq të rënduar me pandeminë në vend”, tha ai.

Image
Gani Qarri

 

Më tej ka shtuar se, nëse vazhdon të jetë gjendja e njëjtë si tani, duhet të formohet një Këshill Kombëtar për menaxhimin e pandemisë, pra edhe me përfaqësimin e të gjitha subjekteve politike.

“Madje, nëse nuk ndryshon situata aktuale me masën e të infektuarve sa më parë, për të zvogëluar numrin e personave të prekur nga pandemia, ashtu siç shprehet edhe deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, për të shpëtuar qytetarët nga katastrofa shëndetësore me të cilën po rrezikohet të preket mbarë vendi, në Kosovë medoemos duhet të formohet, qoftë edhe përkohësisht një Këshill Kombëtar për Menaxhimin sa më adekuat të Pandemisë Covid-19, me përfaqësim të të gjitha subjekteve politike dhe të shoqërisë̈ civile në vend”, shtoi Qarri.

Sipas Qarrit, nëse edhe pas kësaj nuk ndryshon gjendja, atëherë duhet të shtyhen edhe zgjedhjet komunale. Ai shtoi se për shëndetin e qytetarëve, nuk janë mërzitur as Haxhiu dhe as të tjerët sa ishin në qeveri, madje vetëm se e kanë shkatërruar vet sektorin e shëndetësisë.

“Ndërsa nëse edhe përkundër këtyre masave, nuk ndryshon gjendja për të mirë, atëherë para rrezikut për rritjen e shkallës së të infektuarve në shkallë vendi, duhet të merret në shqyrtim edhe shtyrja e zgjedhjeve komunale, deri në tejkalimin e gjendjes aktuale me pandeminë, por pa ndryshime dhe formim e ç`formim të qeverive, megjithëse opozita as Bekim Haxhiu nuk janë mërzitur shumë për shëndetin e qytetarëve as kur kanë qenë vet në Qeveri, madje ata vet edhe e kanë shkatërruar në përmasa të tilla katastrofale vet sektorin e shëndetësie në vend, kurse dhembjen kryesore e kanë te humbja e pushtetit, ndaj dhe keqpërdorin edhe gjendjen pandemike, si taktikë për ta rrëzuar qeverinë”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat