“Nëntoka kriminale”/ Naim Miftari flet me emra, tregon se sa milionë euro i kushtoi Kosovës veç Pal Lekaj

Politika

“Nëntoka kriminale”/ Naim Miftari flet me emra, tregon se sa milionë euro i kushtoi Kosovës veç Pal Lekaj

Nga: N.Sh Më: 4 shtator 2021 Në ora: 16:56
Pal Lekaj

Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende po vazhdon të ketë probleme, pas kapjes 20 vjeçare që ndodhi nga qeveritarët e kaluar.

Ky dikaster, i cili do duhej të ishte i lirë dhe të punoj në luftimin e dukurive negative, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, akoma nuk po und të këndellet.

Shumë politikanë dhe njerëz të fuqishëm të politikën e biznesmen, kanë shpëtuar nga ky sistem i kalbur.

Megjithatë, me ardhjen e Kurtit në Qeveri pritet që të këndellet dhe të filloj zbatimin e ligjit.

Këto probleme me sistemin e drejtësisë i ka komentuar ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Image
Naim Miftari

“Fatkeqësisht rastet që po ndodhin tani janë pasojë e sistemit të kalbur të drejtësisë janë pasoj e kapjes së shtetit nga mafia politike nga oligarkët e nëntokës nga politikanët e korruptuar. Rasti i Pal Lekajt bashkëpunëtorit të Ramush Haradinajt, është i fundit ku me drejtësi pos që zgjatet një proces mesatarisht 8 vite, por ndodhë ajo  që edhe nuk vendoset drejtësia, kur në një rast i akuzuari është politikan ose përfaqëson politikën e korruptuar dhe përfaqëson interesin e nëntokës, vjen deri të loja e zvarritjes dhe zbehjes së rastit deri në humbje të kuptimit të marrjes së vendimit”, thotë Miftari.

Ish-agjenti thekson se, kështu sikur po shkon procesi, në vend që gjykata ta dënoj Pal Lekajn e AAK-së, pasi sa ishte kryetar komune i Gjakovës, ka dyshimet se kishte keqpërdor pozitën zyrtare duke dëmtuar buxhetin komunal.

“Pra në vend që ti vihet pikë krimit, po i njëjti njeri pasi shpëton nga ndjekja pas disa vitesh dhe bëhet ministër në ish Qeverinë Haradinaj po vazhdon që të dëmton prapë Kosovën në buxhet në disa raste mbi 200 milionë euro. Pra kaq ka kushtuar mos zbatimi i ligjit nga drejtësia e kapur nga politikanët dhe pushtetarët e korruptuar të ish pushteteve dhe nga oligarkët e nëntokës politike të Kosovës”, shprehet Miftari për gazetën “Bota sot”.

Ai e ka komentuar edhe rastin e vrasjes së 18 vjeçares në Ferizaj, që sipas tij, po ashtu lidhet me mos zbatimin e ligjit, me dështimin e Prokurorisë, gjyqësisë, policisë...

“Pra, të njëjtit kriminelë dalin e vrasin një femër të pa krah, kurse ne si shoqëri sot derdhim lot krokodili kinse po na dhimbset kjo viktimë e pa fajshme”, shton ai.

Sipas tij, shumicës në Kosovë duket se u ka humbur ndërgjegjja e pastër pasi jemi akomoduar me krimin.

“Krimin po e vlerësojmë si trend dhe nuk po e kuptojmë se në 99% e popullit jemi vetë të gjithë viktima të krimit të organizuar. Është pra koha e fundit që shoqëria jonë, populli i jonë të zgjohet nga koma e heshtjes, nga akomodimi me krimin e organizuar. Nëse nuk e ndalojmë krimin aj vetvetiu nuk do të ndalohet kurrë! Ndodhë edhe kjo që njeriu të arratiset nga burgu e dënohet 12 mijë euro, e i njëjti organizon vrasjen e një avokati dhe dënohet kinse për kanosje 2 mijë euro”, thekson ai.

Miftari pohon se, ata e rrahin edhe policin e Kosovës deri në alivanosje dhe dënohen me 3 mijë euro.

“Babai i tyre vendos njerëz partiak në pozita për ta kapur shtetin dhe njerëz servilë nëpër institucione të shtetit kurse vetë dënohet me kusht. Të tillët janë që ja kanë shtuar Kosovës 40 mijë veteran të rrejshëm lufte dhe e kanë ngarkuar buxhetin me qindra miliona shpenzime, dhe prapë lirohen nga akuza. Në një shtet si Kosova një lënde gjyqësore mesatarisht i duhen 8 vite kohëzgjatje për të përfunduar. Nëse i akuzuari është njeri i “nënës” parti ose ka lidhje biznesore, është i pasur dhe i lidhur me politikë, lënda e tij nuk i përfundon as pas 20 viteve ose Prokuroria e gjykata nga frika e korrupsioni, nga lidhjet e ndryshme vendosin të heqin dorë nga ndjekja penale”, thekson ai.

Sipas tij, e kemi shembullin konkret se si shoqëria po e vajtojnë vrasjen e një 18 vjeçare nga dy kriminelë të akuzuar e të ndjekur dhe gjykuar, por edhe të liruar me lidhje nga dënimi.

“Prandaj ata që e kanë bërë këtë sot koti janë duke derdhur lot krokodili. Duhet të mendohet e të vajtojmë për 1.7 milionë banor të Kosovës që nuk kanë lidhje politike, që nuk janë mafiozë, që nuk janë të pasur, nuk janë oligarkë të para politikës, por janë gjithmonë viktima dhe të shkelur në jetë në çdo aspekt dhe në çdo drejtim”, përfundon Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat