Glauk Konjufca ka të drejtë, të shtyhen zgjedhjet ose..

Politika

Glauk Konjufca ka të drejtë, të shtyhen zgjedhjet ose..

Nga: A.Z Më: 7 shtator 2021 Në ora: 23:05
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë që fushata zgjedhore do të duhej të anulohet për shkak të situatës me pandeminë.

Madje ai beson që edhe zgjedhjet duhet të shtyhen për shkak të situatës.

Logjika më thotë se zgjedhjet duhet të shtyhen, pasi virusi mund të përhapet më shumë dhe në mes të nëntorit të kemi situatës sikur tash kur e kishim pikun”, theksoi ai.

Lidhur me këtë, analisti Islam Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot”, ka theksuar se deklarata e Konjufcës është e drejtë, madje mund të na kushtojë shumë duke e pasur parasysh situatën e tanishme me Covid.

Krasniqi ka shtuar se zgjedhjet duhet të shtyhen, por nëse kjo nuk mund të ndodh, sipas tij, duhet të shkurtohet fushta zgjedhore.

Ai thekson se klasa jonë politike mendon vetëm për vete, ndërsa çështja e popullit nuk iu intereson.

Deklarata e kryetarit të kuvendit z. Glauk Konjufca, besojë së është e drejtë, pasi që tani jemi në luftë me Covidin dhe organizimi i zgjedhjeve mund të na kushtojë shumë, duke e ditur se edhe tani na ka dal nga kontrolli Covid-19, e që mund të jetë një katastrofë që nuk do të kemi ku t’i dërgojmë të infektuarit. E mira e gjithë kësaj, do të ishte të shtyhen zgjedhjet, por nëse kjo është e pamundur, atëherë le të shkurtohet fushata zgjedhore, duke i evituar tubimet me njerëz, pasi që në mesin e tyre mund të ketë edhe njerëz të infektuar. Mirëpo, klasës tonë politike nuk iu intereson fortë çështja e popullit, sepse ata mendojnë vetëm për vete dhe interesin e tyre”, ka potencuar ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat