Analisti: Kosova nuk ka pse të jap propozime pa ndryshuar politika e Serbisë

Politika

Analisti: Kosova nuk ka pse të jap propozime pa ndryshuar politika e Serbisë

Nga: A.Z Më: 17 shtator 2021 Në ora: 23:29
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Presidentja Vjosa Osmani, deklaroi se institucionet e Kosovës janë të vendosura që të vazhdojnë dialogun, i cili duhet të përmbyllet me njohjen e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve, pa prekur rendin kushtetues dhe territorin e vendit tonë.

Osmani potencoi se Republika e Kosovës është pala konstruktive në dialog, e cila është duke ofruar propozime konkrete në këtë proces, dhe e cila i ka zbatuar marrëveshjet e arritura deri më tani, për dallim nga Serbia e cila nuk respekton marrëveshjet e arritura me Republikën e Kosovës.

Lidhur me këtë, analisti Islam Krasniqi, ka deklaruar se kjo deklaratë tregon se vendi ynë është i interesuar që të mbyllë këtë process.

Por, ai shtoi se edhe qeveria jonë po e humb hapin si qeveritë e kaluara.

“Deklarata e Presedentes së republikës së Kosovës rrethë dialogut me Serbin, tregon edhe një herë se vendi ynë është i interesuar që të mbyllë këtë procesë me njohjen e ndërsjelltë ndërmjet dy vendeve, pa prekur rendin kushtetues dhe territorin e vendit tonë. Qeveria jonë kërkojnë një marrëveshje që të mos mbetet peng e së kaluares, duke e vrarë të ardhmen. Presidentja e akuzon shtetin serb se nuk ka respektuar marrëveshjen, gjersa po harrojn se edhe këta janë duke e humbur hapin si qeveritë e kaluara, po shkojnë në dialog pa një platformë të hartuar mirë, e që mund të dështojmë si qeveritë e kaluara”, tha ai.

Më tej, ai ka theksuar se Qeveria dhe presedenca duhet të bisedojnë me vendet e Quintit, madje sipas tij, pasi ne nuk kemi pse të japim propozime pa ndryshuar politika serbe, si dhe qasja e BE-së ndaj Kosovës.

“Qeveria dhe presedenca duhet të ulen dhe të shohin për hapat e tjerë, po ashtu të bisedojnë edhe me vendet e Quintit, duke kërkuar sqarime se përse të ulemi me Serbin në tryezë, kur ajo thotë se nuk do të ju njohim kurr, pse të bisedojmë me ta kur ata akoma janë me mentalitetin e vjetër, dhe të bllokojnë këtë proces i cili do t'a bllokoj edhe procesin e Serbis drejtë antarësimit për në BE, sepse Gjermania i ka mbyllur dyert e Serbis, dhe si kusht për hapjen e tyre është pajtimi me Kosovën. Ne nuk kemi pse dhamë propozime pa ndryshuar politika serbe gjithashtu edhe qasja e BE-së ndaj vendit tonë”, ka përfunduar Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat