Zyrtarja e tij u përfshi në skandalin e vjedhjes së votave, kjo është pasuria e Agron Kuçit, kryetarit të Junikut

Politika

Zyrtarja e tij u përfshi në skandalin e vjedhjes së votave, kjo është pasuria e Agron Kuçit, kryetarit të Junikut

Nga: A.M. Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 22:58
Blerina Sallaj dhe Agron Kuçi, foto ilustrim nga "Bota sot"

Kryetari aktual i komunës së Junikut, Agron Kuçi është përfshirë në një skandal të manipulimit të votave në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Kuçi është njëherësh edhe kandidati i AAK-së për komunën e Junikut, i cili synon që në raundin e dytë të zgjedhjeve të fitojë edhe një mandat.

Mirëpo, ai në raundin e parë të zgjedhjeve u përfshi në një skandal, ku zyrtarja e tij u kap në aeroportin e Prishitinës me fletëvotime të falsifikuara.

Ky rast u bë temë e diskutimit në vend dhe vuri në pah se dukuria e manipulimit dhe vjedhjes së votës është ende e pranishme në Kosovë.

Gazeta “Bota sot” ka hulumtuar në Agjencinë kundër korrupsionit (AKK) në lidhje me deklarimet e pasurisë së Agron Kuçit.

Në deklarimet e kryetarit të komunës së Junikut bie në sy posedimi i madh i pasurisë së paluajtshme, më saktësisht tokave bujqësore dhe tokave të tjera.

Vlera e këtyre hektarëve tokë shkon afër 1 milion euro, më saktëshish 790,000 euro.

Kuçi ka deklaruar edhe pasuritë e tjera, të cilat mund t’i shihni më poshtë:

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat