Tahiri kërkoi të shpallet ‘non grata’ Sorosin, vjen reagimi kundër saj, Mehazi ia përkujton takimet me Serbinë

Politika

Tahiri kërkoi të shpallet ‘non grata’ Sorosin, vjen reagimi kundër saj, Mehazi ia përkujton takimet me Serbinë

Nga: A.Z Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 23:15
Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet teknike me Serbinë, Edita Tahiri, ka kërkuar që Kosova ta shpallë “person non grata” djalin e Xhorxh Sorosit, cili sipas saj punoi hapur për shkëmbimin e territoreve të Kosovës.

“Edi Rama ne Beograd, djali i Sorosit pardje në Prishtinë....Lojëra të rrezikshme. A ka kush ta ndal Ramën dhe a ka kush ta shpall 'persona non grata' djalin e Sorosit që hapur punoi për 'shkëmbimin e territoreve'”, tha ajo.

Lidhur me këtë, analisti Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se takimet më të rrezikshme kanë qenë ato takime të Tahirit me Serbinë, se takimi i Kurtit me Sorosin, sepse sipas tij, ky takim është çështje private, ndërsa takimi i Tahirit me Serbinë është çështje politike e Ballkanit të Hapur kundër interesave të Kosovës.

Image
Sulejman Mehazi

“Shumë më të rrezikshme kanë qenë takimet teknike të Ish-kryenegociatores së Kosovës, Edita Tahirit, me Serbinë për shkëmbime territoresh sesa takimi i kryeministrit Kurtit me Aleksandar Soros, djalin e Gerge Sorosit, biseda e kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit me djalin e Sorosit s'ka asnjë farë lidhje politike me takimin e Edi Ramës dhe Vuçiqit në Beograd, takimi në Beograd, Vuçiq-Rama, është çështje e rëndë politike e strategjike të Ballkanit të Hapur kundër interesave të Kosovës, kurse takimi i kryeministrit Kurtit me djalin e Sorosit është çështje private ekonomike në të mirë të Kosovë”, tha ai.

Mehazi deklaratën e Tahirit e quan tendencioze, ndërsa, ai thekson se Kurti mund ta ndalë më lehtë hovin e shkëmbimeve territorial Sorosit sesa Ramës.

“Deklarata e zonjës Edita Tahirit është tendencioze sa për të dhënë shuplakë mediatike qeverisë së Kosovës, zonja Tahiri e di se roli politik i djalit të Sorosit, Aleksandar, është shumë i cekët në krahasim me babain e tij të fuqishëm, Gerge Soros, i cili ekonomikisht e politikisht mundohet të sundojë shumë shtete të Ballkanit Perëndimor. Kryeministri i Kosovës, Kurti, shumë më lehtë mund t'ia ndalë hovin e shkëmbimeve të territoreve, të riut Aleksandar Sorosit, sesa kryeministrit të Shqipërisë Edi Ramës, më interesante për Edita Tahirin do ishte sikur të thoshte që Edi Rama dhe Gerge Sorosi të ishin “persona non grata" në Kosovë e jo i vogli i Sorosit, Aleksandar”, ka përfunduar Sulejman Mehazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat