Parashikimi i rëndë për Fatmir Limajn: Ky ishte qëllimi i tij, Nisma do të shuhet

Politika

Parashikimi i rëndë për Fatmir Limajn: Ky ishte qëllimi i tij, Nisma do të shuhet

Nga: P.R Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 20:46
Fatmir Limaj

Në zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit, Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt mbeti jashtë Kuvendit të Kosovës, duke dështuar ta kalojë pragun prej 5%. Nisma mori gjithsej 21.997 vota, apo kthyer në përqindje 2,523%.

Ndërkohë në zgjedhjet lokale, Nisma po rrezikon ta marr goditjen e fundit. Në komunën e vetme që udhëheq partia e Fatmir Limajt, Nisma do të përballet në balotazh me Partinë Demokratike të Kosovës.

E një paralajmërim aspak të mirë për Fatmir Limajn dhe Nismën, e ka analisti politik, Faton Mehmeti.

Sipas tij, karriera politike me Fatmir Limajt tashmë ka përfunduar, dhe më 14 nëntor do ta marr ‘goditjen’ e fundit.

Image
Faton Mehmeti

“Fatmir Limaj është kufomë politike, e cila pritet të varroset pas 14 nëntorit. Karriera politike e Limajt ka përfunduar, është i mjerë ai që nuk e kupton, fatkeqësi nëse këtë nuk e ka kuptuar vet Limaj”, shprehet Mehmeti.

Ai thotë se qëllimi i Limajt ka qenë që ta pasojë Hashim Thaçin në krye të PDK-së.

“Qëllimi kryesor i Limajt ka qenë që të pasojë Hashimi në krye të PDK, pozitë të cilën e mori Kadri Veseli i cili edhe nga ai moment ia dha tatëpjetën Limajt, i gjendur tani në greminë. PDK nuk duhet ta pranojë Limajn, nuk besoj se e pranon, për më tepër do të ishte gabim fatal nëse një gjë e tillë ndodh. Kështu që, Limaj, po përpëlitet të kapet diku në një lis pa asnjë degë”, thekson analisti Mehmeti.

Ai deklaron se pas 14 nëntorit, pritet që edhe zyrtarisht të shuhet Nisma Socialdemokrate.

“Me pak fjalë, jeta politike e tij ka përfunduar, njësoj si edhe shumë shokëve të tij. Nisma, është shuar sepse nuk kishte bazë, ishte një flluskë sapuni e cila pritej të shuhej me kalimin e kohës, që gjë që po ndodh me Nismën dhe vet karrierën e Limajt. Tek qytetarët e Kosovës Fatmir Limaj do të ngelët një dështim i madh në politikë, me pritshmëritë e mëdha që ishin për të”, përfundon analisti politik, Faton Mehmeti për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat