Qeveria e Kosovës t’i jap fund heshtjes, për vrasjen e trefishtë, vëllezërve Gërvalla dhe Zekës

Politika

Qeveria e Kosovës t’i jap fund heshtjes, për vrasjen e trefishtë, vëllezërve Gërvalla dhe Zekës

Arife Morina Nga Arife Morina Më 19 nëntor 2021 Në ora: 09:48
Vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka

Kanë kaluar afër 4 dekada që nga dita kur u vranë në një atentat vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.

Atentati ndaj dy vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka ka ndodhur me 17 janar, 1982 në Untergrupenbach të Gjermanisë. Nga autoritet shtetërore gjermane është lajmëruar se vrasës të panjohur kanë vrarë tre jugosllavë dhe se ky ishte kulminacion i ri në luftën e fshehtë në të cilën agjentët e sigurimit jugosllav i luftojnë kundërshtarët e pushtetit.

Media gjermane, Der Spiegel (25 janar 1982) për motivin e krimit shkruante se identifikimi i shpejt i viktimave e ka sqaruar edhe motivin dhe drejtimin politik të tyre: "Jugosllavë në ekzil që i takonin kombësisë shqiptare nga provinca e Kosovës në jug të shtetit ballkanik, dhe që të tre veprimtarë kundër qeverisjes së Beogradit". Edhe për autorët e vrasjes pati shënjime.

Në vendin e ngjarjes, Jusuf Gërvalla, i cili më vonë vdes në spital, i kishte pëshpëritur policisë "Ka qenë UDB-ja".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat