“AKI-ja të spastrohet nga njerëzit e Thaҫit, Veselit dhe elementet e UDB-së e SHIK-ut”

Politika

“AKI-ja të spastrohet nga njerëzit e Thaҫit, Veselit dhe elementet e UDB-së e SHIK-ut”

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 20 nëntor 2021 Në ora: 11:29
Kadri Veseli, Hashim Thaci, Sylë Hoxha dhe Driton Gashi

Agjencia Kosovare për Inteligjencë së fundi është ‘goditur’ nga disa skandale duke i përfshirë zyrtarët brenda kësaj agjencie. Ditë më parë, Ministria e Punëve të Jashtme me kërkesë të Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, ka shpall persona “non grata” dy zyrtarë të Rusisë, që kanë punuar në Zyrën Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë.

Ky u vlerësua, si një hap kundër ndikimit rus në Kosovë, dhe njëkohësisht konsolidimit të agjencisë që merret me çështje sigurie të vendit tonë.

Kjo agjenci është prekur po ashtu edhe nga një tjetër skandal. Para pak ditësh është arrestuar një ish-punonjës i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), nën dyshimin se ka zbuluar informacione që rrezikuan sigurinë e Kosovës.

Kështu, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se M.K dyshohet se ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Keqpërdorimi i informatës zyrtare”, “Hyrja në sistemet kompjuterike”, “Zbulimi i informacioneve të klasifikuara dhe mos ruajtja e informacioneve të klasifikuara” dhe “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”, të parapara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat