“Presioni i BE-së nuk funksionon në Ballkan”/ A po dështon “Open Ballkani” i Edi Ramës dhe Vuçiqit

Politika

“Presioni i BE-së nuk funksionon në Ballkan”/ A po dështon “Open Ballkani” i Edi Ramës dhe Vuçiqit

Nga: A.Z Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 18:50
Aleksander Vuçiq dhe Edi Rama

Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës thotë se Serbia pavarësisht se fton vendet e rajonit t’i bashkohen ‘Open Balkan’, mban ende një ‘raport lufte’ me Kosovën.

Problemet me të kaluarën e saj, tha ai janë pengesë për Kosovën që të jetë pjesë e kësaj iniciative.

“Serbia nuk e ka njohur sovranitetin e territorit të Kosovës dhe është pa kuptim që të përfshihet në këtë iniciativë”, tha Haziri.

Sipas tij Serbia sillet në nivel rajonal si vend bashkëpunues ndërsa në raport fqinjësor me Kosovën, mban ende tensionin e luftës.

Lidhur me këtë, juristi Blerim Burjani, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se nëse kjo inciativë ndodhë, atëherë nuk do të jetë afatgjatë, sepse duhet të përfshijë të gjitha shtetet.

Image
Blerim Burjani

Tutje potencoi se optimistët e kësaj janë Rama dhe Vuçiq, sepse mendojnë se herët a vonë edhe të tjerët do të hynë.

“Po kjo deklarat është e saktë, çështja tjetër është reformimi i politkës serbe, nëse nuk ndodhë, nuk do të ketë afatgjat as kjo iniciativë. Kjo iniciativë është në këmbë të çelçta, pa përfshirjen e të gjithë shteteve në Ballkan dhe Turqinë. Pra, kjo inciativë për të qenë përfshirëse më e madhe e qëndrushme duhet të përfshijë këto shtete, nëse jo kjo është mjegull e përkohëshme që kalon, pra serioziteti i kësaj innciative rajonale është në duart e shteteve tjera. Por, Rama dhe Vuçiq janë optimist që edhe të tjerët do të hynë herët a vonë, jo gjthëherë funksionon presion i BE-së në Ballkan, popujt ballkanik kanë dëshirë me fitu, por me hup asnjë nuk ka qejf, dhe asnjëra nuk e lenë t’i del përpara, për shkak se tradicionalisht Ballkani është ekonlfiktuoz”, ka potencuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat