Deputeti i VV-së kështu i vlerëson kritikat e opozitës ndaj Qeverisë Kurti

Politika

Deputeti i VV-së kështu i vlerëson kritikat e opozitës ndaj Qeverisë Kurti

Nga: A.M. Më: 5 janar 2022 Në ora: 22:38
Qeveria e Kosoves

Qeveria e udhëhequr nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbi 9 muaj që ka ardhur në pushtet.

Përkundër kësaj, kjo qeveri vazhdon të kritikohet nga partitë opozitare.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosjes, Gramos Agusholli, ka treguar për “Bota sot” se me çfarë probleme është ballafaquar Qeveria Kurti.

“Qeveria Kurti është ballafaquar me një mori problemesh, të cilat kanë dalë përballë në një kohë shumë të shpejt, e në rrethana aspak të lehta, e që besa Qeveria Kurti 2, e ka marrë timonin e shtetit, pas 21 viteve të cilat korrupsioni ka qenë endemik, me një ‘gjakderdhje’ financiare ashtu si e përshkruan edhe Kryeministri gjendjen në vend, me administratë të superngarkuar, e mbi të gjitha mungesë të shpresës”, ka thënë ai.

Gjithashtu, Agusholli ka folur edhe për veprimet e opozitës karshi Qeverisë së Kosovës e cila udhëhiqet nga kryeministri Kurti.

“Një pjesë e opozitës fatkeqësisht kanë qenë pjesë direkte e këtij degradimi, andaj edhe të them sinqerisht nuk i marrë seriozisht ato reagime. Për pjesën tjetër është krejt normale gjuha më e ashpër, reagimet, gjë që pritet edhe prej secilës opozitë. Padyshim se kritikat konstruktive do ta bënin një ambient serioz të diskutimit, dhe padyshim që problemet do të trajtoheshin me themel, e jo në mënyrë sipërfaqësore ashtu siç po ndodhë aktualisht”, ka thënë Agusholli për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat