Shqipëria në Këshillin e Sigurimit, ia hap dyert Kosovës për njohje dhe anëtarësime? Analistët pro dhe kundër, ja pse nuk duhet shpresuar!

Politika

Shqipëria në Këshillin e Sigurimit, ia hap dyert Kosovës për njohje dhe anëtarësime? Analistët pro dhe kundër, ja pse nuk duhet shpresuar!

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 7 janar 2022 Në ora: 08:35
KS OKB

Shqipëria ka marrë mandatin dy vjeçar si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ky padyshim se është i një rëndësie të madhe. Është hera e parë që Shqipërisë i jepet ky shansë, por nuk është i vetmi shtet që s’e ka gëzuar këtë mundësi.

OKB-ja ka 193 shtete anëtare, të cilat edhe e përbëjnë organin më të lartë të kësaj organizate, Asamblenë Parlamentare, e cila takohet së paku njëherë në vit. Kombet e Bashkuara u themeluan në vitin 1945, duke e pasuar Lidhjen e Kombeve.

Krenar çdo shqiptar kudo në botë

Këshilli i Sigurimit edhe pse radhitet si organi i dytë për nga rëndësia, realisht aty vendosen pragjet gjeostrategjike, dhe ndodhin pengesa të mëdha, në saje të drejtës së vetos, të pesë shteteve anëtare, SHBA, Britani, Francë, Rusi dhe Kinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat