“Kutia e eksplozivit”/ Paralajmërohen rreziqe të mëdha nëse zbatohet ideja e Thaçit – ja çfarë mund t’i ndodhë Kosovës!

Politika

“Kutia e eksplozivit”/ Paralajmërohen rreziqe të mëdha nëse zbatohet ideja e Thaçit – ja çfarë mund t’i ndodhë Kosovës!

Nga: A.M. Më: 29 janar 2022 Në ora: 23:03
Hashim Thaçi - Foto ilustrim "Bota sot"

Ideja e shkëmbimit të territoreve të Kosovës është një temë tejet e ndjeshme, ku përmes të cilës synohet të bëhet edhe ndarja e vendit tonë.

Ndonëse, edhe diplomatët amerikanë e kanë refuzuar një ide të tillë, e cila do ta rrezikonte stabilitetin e rajonit, ka politikanë shqiptarë që një gjë të tillë e mbështetin.

Edhe pse dihet se nismëtar i këtij projekti ka qenë ish-presidenti Hashim Thaçi i cili gjendet në Hagë, taniatë po mundohet ta shtyj nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ramë Buja.

Opinionisti Dedë Preqi në një prononcim për gazetën “Bota sot” komentoi rikthimin e idesë së shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi.

Ai këtë e cilësoi si një lide më rreziqe të mëdha, ku me hapjen e kësaj ‘kutie eksplozivi’ do të pësojë i gjithë rajoni.

“Është fakt se fuqitë e mëdha në të kaluarën i trajtuan shqiptarët si është më keq, jo vetëm në elemente të thjeshta, por edhe në themelin e tyre në tërësi, duke i copëtuar trojet dhe tokat e tyre, duke ua dhuruar të tjerëve dhe fqinjëve tanë, ku edhe sot kjo lojë e rrezikshme po ngjall interesa të tilla, që do të ishte një shqetësim i madh i këtij populli, i cili akoma i vuan plagët që ia shkaktuan padrejtësitë historike të kohës.

Secila lojë politike dhe formë e ekzibicioneve të tilla me kufijtë e shtetit të Kosovës me Serbinë, nga cili do qoftë dhe në favor të cilit do jetë, si edhe opsioni mjaftë i përfolur i Hashim Thaçit, dhe disa oponentëve të tij, kjo ide mund të lidhet me rreziqe të mëdha dhe me hapjen e kësaj «kutie eksplozivi» që është e pa mundur të mos e pësoj i tërë rajoni dhe më së shumti do pësonte Kosova”, deklaroi opinionisti.

Image
Opinionisti Dedë Preqi

Krahas kësaj, Preqi theksoi se ‘babai’ i idesë për ndarjen e Kosovës ishe akademiku serb Dobrica Qosiq. Ai përmendi edhe planin e disa akademikëve serbë për copëtimin e Kosovës, ku e gjithë lufta po bëhet për minierën e Trepçës.

“Akademiku serb Dobrica Qosiq, ishte babai kësaj ideje për ndarjen e Kosovës, përmes shkëmbimit të territoreve, të cilën ide e kishte mbështetur edhe ish-kryetari i Serbisë, Zoran Zingjiq, dhe shumë të tjerë dhe akademikë serb të njohur, dhe kryetari serb, siç thuhet, për një çështje të tillë kishte biseduar fshehtas edhe me disa politikan shqiptarë.

Në plan të parë e kishin copëtimin e Kosovës, duke i marrë ¼ e territorit të Kosovës, dhe disa akademikë pretendonin, jo vetëm veriun e Kosovës, por edhe Pejën, Manastirin e Deçanit, Mitrovicën dhe Trepçën, e cila kjo e fundit e mbërthekon tërë planin dhe ambicien e tyre, duke mbizotëruar mbi thesarin e Trepçës, për të cilin po bëhet e tërë kjo luftë”, nënvizoi ai.

Në vazhdim, opinionisti kundërshtoi shkëmbimin e territoreve, duke theksuar se kjo gjë shkakton shqetësime të mëdha, sepse është një mister serb, ku po përgatitet diçka edhe më e rrezikshme se çka mendohet.

“Edhe pse dikush me shkëmbim të territoreve apo korrigjimin e kufijve nënkupton vetëm lëvizje të territoreve dhe nuk nënkupton ndarje të Kosovës, kjo i ngjanë sikur një buke të rrumbullakët dhe ia bëjmë shenjat me thikë për të caktuar pjesët e saj, që mund të kthehet në diçka objektive dhe përjetimi.

Lugina e Preshevës, Bujanovci dhe Medvegja i takojnë Kosovës, sepse ishin territore të saj, kjo nuk do të thotë se kjo pjesë që ishte e Kosovës, të shkëmbehet me pjesën veriore të Mitrovicës, e cila është pjesë e Kosovës, dhe ti jepet Serbisë, që të arrihet një zgjidhje ndërshtetërore, kombëtare dhe ndërkombëtare, kjo ide ngjallë shqetësime të mëdha, sepse është një mister serb, sikur brenda saj po përgatitet diçka edhe më e rrezikshme se çmendojmë, sepse në fund të fundit Serbisë nuk i nevojiten «delet njerëzore» sepse ka mjaftë, por i nevojitet nëntoka e Trepçës”, shpjegoi Preqi.

Madje, ai u befasua nga mbështetja e kësaj ideje nga nënkryetari i PDK-së, Ramë Buja, që sipas tij ai vetëm po e përkrah ish-kryetarin e tij, Hashim Thaçi, se që ka ndonjë informacion më tepër për këtë çështje.

“Idenë e kantonizimit e kishte mbështetur edhe shefi i UNMIK-ut, në Kosovë, në vitin 1999, Bernard Kushner, por për fat që ia kishte refuzuar menjëherë bashkësia ndërkombëtare. Mirëpo, të gjitha këto retorika dhe opsione të ndarjes së Kosovës, i kishte ndërprerë, apo të themi se i kishte hedh poshtë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, në vitin 2010, sipas së cilës shpallja e pavarësisë së Kosovës, nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Një ide e tillë e shkëmbimit të territoreve ka ngjallur kohëve të fundit reagime të shumta te qytetarët e Kosovës, dhe për çudi kemi edhe këto ditë reagime të tilla që e mbështesin këtë opsion nga anëtarët e PDK- së, siç ishte mbështetja e nënkryetarit të kësaj partie Ramë Buja, që e kishte më shumë kuptimin e një përkrahje të bashkë partiakut dhe ish kryetarit të tij z.Hashim Thaçi, se kishte të jepte ndonjë leksion në lidhje me temën, kur zëri i tij i mungonte kësaj teme deri më tani”, potencoi opinionisti.

Më tej, Preqi bëri të ditur se një ide e tillë nuk mund të shtyhet përpara, pasi është proces i prekshëm dhe i pa kapërcyeshëm në rrethanat tona.

Madej, ai paralajmëroi edhe konflikte rajonale nëse ndodhë një gjë e tillë.

“Një ide e tillë e korrigjimit apo e shkëmbimit të territoreve në mes Kosovës me Serbinë, nuk mund të shtyhet përpara me idenë e një logjike dhe as të një partie, sikur në këtë rast të PDK-së, e cila për shkak se kreu i tyre Hashim Thaçi, e ka futur në treg një term të tillë, apo e ka futur në treg territorin e vendit të vet, pa e llogaritur se një ide e tillë është një proces i prekshëm dhe i pa kapërcyeshëm në rrethanat tona, por edhe ato rajonale.

Dhe tani kjo ide, sikur duhet të përkrahet domosdoshmërisht dhe të futet edhe në projektin nacional e shtetëror të Kosovës, pa i llogaritur pasojat që do të vijnë mbrapa dhe mbas gjeneratave tjera, për faktin se në thelb nuk sigurohet një lloj zgjidhje ndërnacionale dhe as kufitare me Serbinë, duke e ditur rrolin e saj historik, por përbënë një mundësi të një konflikti të pashmangshëm dhe të gjerë nacional dhe ndër rajonal”, vlerësoi ai

Në fund, opinionisti tha se këto ide për shkëmbim të territoreve është vështirë të fliten, derisa shteti serb ende nuk është paditur për krimet e luftës dhe gjenocidet që ka bërë në Kosovë.

“Prandaj, është vështirë të flitet sot për korrigjimin apo ndryshimin e kufijve në mes Kosovës dhe Serbisë, ose të krijohen ide apo të motivohen për gjëra të tilla, për derisa Serbia, akoma nuk është paditur për krimet e luftës dhe gjenocidin që ka shkaktuar ndaj popullit të pafajshëm të Kosovës, dhe e cila i mohon masakrat më të rënda ndaj këtij populli”, përfundoi Dedë Preqi për “Bota sot”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat