Marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi në sytë e Gabriel Escobarit!

Politika

Marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi në sytë e Gabriel Escobarit!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 30 janar 2022 Në ora: 08:23
Gabriel Escobar

I dërguari i posaçëm i Presidentit Amerikan, Joe Biden, Gabriel Escobar, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk imponojnë kushte dhe parametra për marrëveshjen përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se, marrëveshja përfundimtare duhet të jetë e pranueshme nga populli i Kosovës dhe ai serb.

“Çdo marrëveshje përfundimtare dhe elementet e saj duhet të jenë të pranueshme nga populli i Kosovës dhe nga ai i Serbisë. Shtetet e Bashkuara kurrë nuk ua kanë dhe kurrë nuk do t’ua imponojnë kushtet dhe parametrat as Kosovës e as Serbisë. Të dyja, Kosova dhe Serbia, janë shtete sovrane”, ka thënë Escobar.

Por, cila mund të jetë kjo marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që mund t’i pajtojë edhe shqiptarët edhe serbët?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat