Planet e Rusisë nuk janë vetëm sulmet e armatosura, ja çfarë po paralajmërohet

Politika

Planet e Rusisë nuk janë vetëm sulmet e armatosura, ja çfarë po paralajmërohet

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 30 janar 2022 Në ora: 12:33
Vladimir Putin

Edhe pse presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po e mohon se shteti të cilën e udhëheq mund ta pushtojë Ukrainën, veprimet e dëshmojnë të kundërtën.

Përveç përshkallëzimit të krizës së Ukrainës, me tendencë një luftë të armatosur totale nga Rusia, ndaj këtij shteti properëndimor, është paralajmëruar se Putini mund të urdhërojë sulme kibernetike jo vetëm në Ukrainë, por edhe ndaj disa shteteve europiane edhe mbase ndaj SHBA-ve, shtet ndaj të cilit sulmet e lokalizuara nuk i ka ndalur kurrë.

Një paralajmërim të tillë e ka bërë Qendra Kombëtare për Siguri Kibernetike e Britanisë së Madhe, e cila është pjesë e agjencisë së inteligjencës GCHQ.

Çështja për ne është se nëse një paralajmërim i tillë, mund të vlejë edhe për Kosovën?

Por, çfarë mendojnë ekspertët për këtë.

Shpeshherë është dëshmuar që në Kosovë gjendja e sigurisë kibernetike është shumë e dobët.

Një gjë të tillë e kanë paralajmëruare edhe njohësit e çështjeve të sigurisë, të cilët kërkojnë të që të merren masa në këtë aspekt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat