Rusia e ka interes strategjik, përhapjen e konfliktit në Ballkan

Politika

Rusia e ka interes strategjik, përhapjen e konfliktit në Ballkan

Nga: A.Z Më: 30 janar 2022 Në ora: 13:45
Vladimir Putin

Kryetari i Komisionit për Siguri Kombëtare në Parlamentin e Shqipërisë, Nasip Naço deklaroi se konflikti Ukrainë-Rusi nuk do të përhapet edhe në Ballkan.

Deputeti socialist thotë se Kosova duhet të hedh hapa të vendosur dhe të ngadaltë karshi marrëveshjes me Serbinë.

Lidhur me atë se a ekziston mundësia e përhapjes së një lufte ruso-ukrainase në Ballkan, analisti Leon Duhanaj, në një prononcim për “Bota sot”, deklaron se nuk është kërcënim i thjesht, sepse rusët kanë për qëllim të zgjerimit dhe të ndikimit në vendet e BE-së, dhe duke i penguar shtrirjet e kufijve të NATO-s.

Image
Leon Duhanaj

“Konflikti aktual i përqendruar rreth Ukrainës si pasojë e kërcënimit rus, nuk është një kërcënim i thjeshtë, aq më pak i kufizuar si synim në Ukrainë. Rusia nuk kërcënon ekskluzivisht për zgjerim territorial, sa për ndikim. Në ketë kontekst, Rusia kërcënon pushtimin e Ukrainës me qëllim të zgjerimit të zonës së sigurisë nga NATO. Ruset madje synojnë ta shtrijnë ndikimin edhe në vendet e BE-së si Rumani, Bullgari e me gjerë, duke synuar ta pengojnë shtrirjen e kufirit të NATO-s sa me larg kufijve të saj. Në ketë kontekst, vende të rrezikuara përpos Ukrainës mund të cilësohen të gjitha vendet të cilat përkufizohen me Rusinë”, thotë ai.

Tutje shton se Rusia mundohet ta pengojë antarësimin e Ukrainës në NATO, po ashtu edhe në BE, madje për qëllime destabilizuese e përdor edhe shtetin serb.

Gjtihashtu, Duhanaj thekson se shumë qarqe të Kosovës, kishin rënë pre e ndikimeve të tilla.

“Shpëtimi i vetëm për to konsiderohet NATO-ja, prandaj Rusia bën të pamundurën ta pengojë një anëtarësim të tyre në NATO. Rusia të njëjtën politikë e luan edhe në Ballkanin Perëndimorë ku si shtet satelit apo si dorë e zgjatur e përdorë Serbinë për qëllime destabilizuese në rajon”, shtoi ai.

Më tej është shprehur se duke e pasur parasysh që Rusia ka kapacitete të mjaftueshme në rajon, atëherë situata nuk është e mirë.

Por, ai thekson se SHBA-ja ka marrë masa serioze, po ashtu edhe trupat e KFOR-it i kemi gjithandaj, dhe që i pamundësojnë kërcënimet ruse.

“Tani situata nuk është aspak më e mirë, sepse Rusia ka kapacitete e porencial të mjaftueshëm destabilizues edhe në rajon, të cilin do të mund ta organizonte përmes Republikës Serbe në Bosnje, serbëve në Mal të Zi e Kosovë, por dhe segmenteve të tjera, të cilat i kontrollon përmes agjenturave. Duhet të konsiderohemi me fat që këtë plan SHBA-ja i ka lexuar që moti dhe kohëve të fundit ka marrë masa serioze për ta bërë të pamundshmen. Pos kësaj kemi trupat e KFOR-it në Kosovë dhe vende të NATO-s gjithandej, gjë që e pamundëson një kërcënim të drejtëpërdrejtë rus. Megjithatë nuk jemi akoma imun nga mundësia e organizimit të trazirave lokale, gjë që duhet të jemi të kujdesshëm”, përfundoi Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat