“Luftë speciale” kundër Albin Kurtit, analisti nga Amerika jep detaje për inskenimet e opozitës ndaj LVV-së

Politika

“Luftë speciale” kundër Albin Kurtit, analisti nga Amerika jep detaje për inskenimet e opozitës ndaj LVV-së

Nga: A.M. Më: 30 janar 2022 Në ora: 16:24
Kryeministri Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti kohëve të fundit ka qenë cak i kritikave dhe sulmeve nga partitë opozitare.  

Madje, në seancat e fundit në Kuvendin e Kosovës kishte edhe përplasje mes pozitës dhe opozitës.  

Rritja e çmimit të energjisë elektrike është arsyeja pse partitë opozitare po sulmojnë kryeministrin Kurti, ndonëse një pjesë të përgjegjësisë e kanë edhe vetë ato, për shkak që qeverisën në 20 vitet e fundit.  

Analisti nga Amerika, Binak Maxharraj në një prononcim për gazetën “Bota sot” komento këto akuza dhe qasjen e opozitës ndaj kryeministrit Albin Kurti.  

Fillimisht, ai përmendi disa inskenime që sipas tij i bënë Thaçi dhe Veseli me qëllim të njollosjes së kryeministrit Kurti dhe subjektit të tij, Lëvizjes Vetëvendosje.    

“Në këto gjashtë vitet e fundit nuk ka parti në Kosovë, nuk ka lider të partive shqiptare, serbe, etj. Nuk mund ta gjeni ndonjë pushtetar që nga ish-presidenti Hashim Thaçi e më poshtë të cilët nuk merren me kritika kundër liderit të LVV-së, Albin Kurti. Madje, Hashim Thaçi me Kadri Veselin shkuan aq larg sa që edhe inskenuan afera të pista, të poshtra për LVV-në, Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcën, me qëllim të njollosjes dhe shpalljes së Vetëvendosjes si organizatë terroriste. Por dështuan.   

Në çdo shtet normal ata do të kishin punë me drejtësinë, Por edhe jo ne Kosovë ku drejtësia bëhet nga vetë ata. Liderët e korruptuar të gjithë me radhë duke e përfshirë edhe Isa Mustafën dhe Ramush Haradinaj nuk ndalen ditë e natë me kritika ndaj LVV dhe Albin Kurtit, madje VV dhe kryeministri Kurti janë më të urryer për ta se sa “Lista Srpska”, që me liderët e saj kanë lidhë “vëllazëri korruptive” të organizuar dhe te përbashkuar rreth krimit të organizuar”, deklaroi analisti.  

Image
Analisti nga Amerika, Binak Maxharraj

Sipas Maxharrajt, kryeministri Kurti ua ka zënë rrugën opozitës, pasi ai është një lider i pa korruptuar, i cili nuk e vjedh popullin e tij, prandaj edhe liderët e klaneve të ndryshme mafioze kanë filluar një ‘luftë speciale’ ndaj tij.  

“Albin Kurti të gjithë këtyre ua ka zënë rrugën sepse në krahasim me të gjithë këta, ai është një lider i pa korruptuar, një lider që nuk e vjedh dhe plaçkit popullin e vetë, është një lider fukara, s’ka miliona, s’ka shtëpi me pishina, jeton në një banesë të marrë me qira, s’ka vetura luksoze të blinduara, sikur të gjithë këta liderët e klaneve të ndryshme mafioze që kanë filluar një ‘luftë speciale’ kundër Kurtit, përmes te gjitha strukturave shtetërore, deri te Gjykata Kushtetuese thjeshtë për ta penguar që te mos vijë ne pushtet, sepse ata e dinë mirë se duhet të japin llogari para popullit për vjedhjet e tyre”, deklaroi ai.  

Mirëpo, pavarësisht kësaj, analisti konsideron se kryeministri Kurti me partinë e tij po e vazhdon misionin e tij, ku po punon për interesa të popullit dhe jo plaçkitësve të shtetit.  

“Megjithatë, Albin Kurti vazhdon rrugën e vetë me LVV. Albin Kurti është si një uragan, si një stuhi që nuk mund t’i del askush përpara. Është i pa thyeshëm. Albin Kurti nuk ka interes personal në udhëheqjen e shtetit, por punon sipas porosive të marra nga populli e jo nga rrugaçët e rrugëve, qofshin ata edhe pushtetarë, hajna plaçkitës të shtetit.  

Por, opozita e tashmë e mjerë pa sens politik, po e di mirë, e ka nuhat se po i vjen fundi, po afrohet koha kur pjesëtarët e saj do të përgjigjen para drejtësisë për keqpërdorime me pronën e shtetit dhe të popullit”, shpjegoi Maxharraj për “Bota sot”.  

Më tej, ai beson se vetëm për shkak të fakteve të lartpërmendura liderët e partive opozitare nuk po ndihen mirë dhe nuk po lënë kritikë pa bërë ndaj kryeministrit Kurti, i cili ende nuk a ka bërë një vit në krye të qeverisë.    

“Dhe mu për këto fakte ata nuk po ndihen mirë në opozitë, janë qartë si ‘bishat e egra’ të cilët ia mësyjen me kritika të llojllojshme të pa kripura, për gabimet e tyre për dy dekada me korrupsion, vjedhje e hajni duhet te dalin para drejtësisë. Janë trazuar shpirtërat e këtyre te gjorëve, s’lënë gjë pa kritikuar vend e pa vend qeverinë Kurti II, e cila nuk ka ende një vit që ka ardhë në pushtet me votën e popullit dhe jo përmes pazareve politike, karakteristikë për qeveritë e mëparshme”, potencoi analisti.  

Në fund, Maxharraj tha se me qeverinë Kurti po dalin në pah aferat dhe skandalet e qeverive të mëparshme, përfshirë këtu edhe situatën më energjinë elektrike.    

“Aferat dhe skandalet e keq qeverisjeve të qeverive të mëparshme, të kriminalizuara të grumbulluar për dy dekada, tani po shfaqen në qeverinë Kurti II, sidomos kjo e fundit me rrymën që për përmirësimin e kësaj gjendje qeveritë e korruptuar për dy dekada nuk bënë asgjë, ani pse kishin oferta për këtë nga qeveritë perëndimore sidomos nga ajo gjermane”, përmbylli Binak Maxharraj për “Bota sot”.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat