Shqetësimi i shqiptarëve para vizitës së Eskobarit dhe Lajçakut/ Qarri tregon kush janë “argatët besnikë të Serbisë që kërkojnë ndarjen e Kosovës”

Politika

Shqetësimi i shqiptarëve para vizitës së Eskobarit dhe Lajçakut/ Qarri tregon kush janë “argatët besnikë të Serbisë që kërkojnë ndarjen e Kosovës”

Nga: A.Z Më: 30 janar 2022 Në ora: 16:43
Escobar dhe Lajçak

Nesër do të mbërrijnë në Kosovë i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Lidhur me vitizën e tyre në Kosovë, analisti Gani Qarri, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se kjo vizitë ka për temë asociacionin kundërkushtetues, si dhe për gjetjen e një modaliteti për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë.

“Pas Shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, vizitën e Përfaqësuesit Special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesit Special të BE-së në dialogun Kosovë –Serbi, Miroslav Lajçak, e konfirmoi edhe Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë, vizitë e cila pas rezolutës së Kuvendit për ndalimin e referendumit kundërkushtetues të Serbisë, në vendin tonë, para se të insistojë në vazhdimin e dialogut, ka për temë, asociacionin kundërkushtetues serb dhe gjetjen, për të mos thënë imponimin, e një modaliteti, për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale të Serbisë edhe në Republikën e Kosovës”, tha ai.

Tutje, shtoi se tema që do të duhej të diskutohet është armatosja e Serbisë nga Rusia, duke e pasur parasysh që qëllimi i armatimit është tendenca për agression i tokave përreth, pra përfshirë edhe Kosovën.

“Në fakt problem akut i nivelit më alarmant i cili do duhej të diskutohej me urgjencë nga përfaqësuesit e SHBA-ve dhe të BE-së, me vendet e Ballkanit Perëndimor, do duhej të ishte armatimi i pareshtur i Serbisë nga Rusia dhe Kina, kur dihet mirë se, si Rusia me Ukrainën edhe Serbia vepron njëjtë me Kosovën, duke e kërcënuar vazhdimisht me ushtri dhe ri okupim me forcë. E duke ditur mirëfilli se Serbia nuk rrezikohet nga asnjë shtet fqinj, qëllimi i vetëm i armatimit të vazhdueshëm të Serbisë nga Rusia si satelit i saj në Ballkanin Perëndimor, është tendenca për agresion dhe gllabërimi me forcë i tokave të vendeve përreth, përfshi edhe territoret e Kosovës”, ka shtuar tutje ai.

Më tej, theksoi se ngritja e zëritë të argatëve serb është ajo që duhet ta shqetësoj Kosovën.

Qarri tha se më habit fakti se si Çitaku, Buja dhe Molliqaj, po kërkojnë një ditë para ardhjes së tyre në Kosovë, ndarjen e Kosovës, e në këtë rast duke e harruar qëndrimin e Amerikës për mosndryshimin e kufijve.

“Por, ajo që mbi të gjitha, duhet t’i shqetësojë shqiptarët dhe shtetin e Kosovës, është ngritja e zërit të argatëve besnikë të Serbisë në Kosovë, të cilët duke ëndërruar se me ndihmën e Vuçiqit, serish do të rikthehen në pushtet, për t’i plotësuar kërkesat e Vuçiqit dhe realizuar dëshirat e Serbisë me tokat e premtuara të Kosovës, nga kuislingu Hashim Thaçi, pikërisht në këto momente të vështira për vendin, kanë zgjedhur të dalin me kërkesën ogurzezë për ndarjen e Kosovës. Madje, përderisa edhe vet Amerika këmbëngul në mos ndryshimin e kufijve dhe ruajtjen e tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës, habit fakti se si edhe Vlora Çitaku e Ramë Buja deri te paparaci Dardan Molliqaj, pikërisht pak ditë para vizitës së Përfaqësuesit Special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesit Special të BE-së në dialogun Kosovë –Serbi, Miroslav Lajçak, kërkojnë ndarjen e Kosovës, duke harruar qëndrimin e Amerikës për mosndryshimin e kufijve, në të cilën përbeheshin, sa herë ajo u duhej, për të mbledhur vota dhe ardhur në pushtet”, deklaroi Qarri.

Tutje, ai deklaroi se Kosovës nuk ka se kush më t’i bie në qafë, duke se pare se Kosova tani ka mjaftë vështirësi shtetërore.

“Në fakt Kosovës së vogël, nuk ka më pse t’i bie askush në qafë, kur dihet se Thaçi, Mustafa e Haradinaj, të gjitha i kanë dhënë në avancë, duke shkelur edhe ligjet dhe Kushtetutën e saj, e për aq më tepër, Kosova edhe kështu siç është, po shihet publikisht se e ka mjaft të vështirësuar qëndrueshmërinë shtetërore, përderisa vazhdon të ketë mungesë të gjërave më elementare për mbijetesë të qytetarëve dhe zhvillim të vendit, si buka dhe energjia elektrike, të cilat nuk ka mundësi ti sigurojë vet në mënyrë të mjaftueshme”, tha ai.

Qarri shtoi se është për të ardhur keq se si mohikanët e Kosovës, tani para vizitës së Eskobarit dhe Lajçakut janë bërë bashkë për ta ndihmuar Serbinë, me ç’rast mund ta imponojnë prap temën e ndarjes së vendit.

“Por, megjithëse qëndrimi i mohikanëve të shtetit të Kosovës, nuk paraqet kurrfarë befasie dhe as nuk është akt i papritur për qytetarët tanë, popullin dhe institucionet e vendit, duhet ‘ti shqetësojë fakti se kundërshtarët e tërësisë territoriale të vendit dhe mohikanët e vazhdimësisë së shtetit të Kosovës, të cilët kanë humbur çdo simpati tek shqiptarët, pikërisht para vizitës së Eskobarit dhe Lajçakut në Kosovë, janë bërë bashkë, për t’i ardhur në ndihmë Serbisë, pasi që si përfaqësues të lartë të partisë më të madhe opozitare, mund ta imponojnë serish temën e ndarjes së vendit dhe faljen e Veriut të Kosovës, Serbisë hegjemoniste, akt perfid me të cilin do ti bënin argatin më të keq Kosovës dhe shërbimin më të madh Serbisë dhe pasardhësit të Millosheviqit në Serbi, kriminelit Aleksandër Vuçiq”, ka potencuar Qarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat