Protesta kundër shtrenjtimit të rrymës/ Analisti zbulon qëllimin e Molliqajt

Politika

Protesta kundër shtrenjtimit të rrymës/ Analisti zbulon qëllimin e Molliqajt

Nga: A.SH Më: 30 janar 2022 Në ora: 20:30
Protesta e mbajtur dje në Prishtinë

Dje është mbajtur protesta kundër shtrenjtimit të rrymës.

Protesta e organizua nga Partia socialdemokrate, e cila udhëhiqet nga Dardan Molliqaj, por që morën pjesë edhe anëtarë nga paritët tjera opozitare.

Analisti Islam Krasniqi në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se, qëllimi në thelb i kësaj proteste ishte ardhja në pushtet.

Sipas tij, PSD-ja ka një luftë të hapur më Lëvizjen Vetëvendosje.

“Protesta e djeshme ishte një protestë e vogël, e që u thirr kundër shtrenjtimit të faturave të energjisë elektrike, nga PSD-ja, duke e ditur se qëllimi i vetëm është ardhja në pushtet. PSD-ja ka një luftë të hapur me LVV-në sepse ishte munduar që t'a ndëshkojë duke e ndëshkuar veten dhe tash gjithë arsenali politik i tyre shkon vetëm kundër VV-së”, ka thënë ai.

Tutje, ai shprehet se nën qeverisje e Kurtit u ngritën çmimet pavarësisht se ai kur ishte opozitë thirrej në atë për lirimin e tyre.

Ai i bën thirrje opozitës që t'i shikoj vendimet duke i korrigjuar ato dhe të mos i bëjë gabimet për të cilat ishte kundër tyre dhe për të cilat u votua.

“Disa deputetë nga opozita kanë marrë pjesë në protestën e djeshme krahë z.Molliqaj, nuk ka të keqe asgjë kjo, deputeti është i pavarur, duhet të vetë të vendos, jo të frigohet nga ndëshkimi i partisë, por as gabimi i qeverisë nuk justifikohet, pasi që dikur nga opozita lideri i VV-së u thirrej në lirim të energjisë elektrike dhe kur erdhi në pushtet i rriti faturat, rriti çmimet ushqimore dhe të tjerat në përgjithësi, duke e zbrazur shportën e qytetarëve dhe rënduar jetën e tyre. Të gjithë e dinë qëllimin e protestave, asnjë nuk jemi aq të ndjeshëm ndaj qytetarëve, sepse ka humbur ajo etika njërëzore, por vetëm për qëllime personale. Andaj edhe qeveria duhet t'i shikoj këto vendime duke i korrigjuar dhe të mos i bëjë gabimet për të cilat ishte kundër tyre dhe për të cilat u votua!”, përfundon Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat