Juristi i kundërpërgjigjet Xhavit Halitit: Nuk negociohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese

Politika

Juristi i kundërpërgjigjet Xhavit Halitit: Nuk negociohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese

Nga: A.Z Më: 31 janar 2022 Në ora: 14:27
Xhavit Haliti

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) njëherësh edhe anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme, Xhavit Haliti, ka folur rreth vizitës së Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe Përfaqësuesit Special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të cilët sot vijnë për një vizitë zyrtare treditore në Kosovë.

Haliti tha se duhet funksionalizohet tryeza e bisedimeve dhe të filloj negociomi i çështjeve të cilat i ka kontestuar Gjykata Kushtetuese. Sipas tij, këto janë pengesat kryesore në këtë dialog.

“Unë pres që të ketë mesazh të pranueshëm për Kosovën dhe ky mesazh të jetë i pranueshëm për të dyja palët, unë mendoj që prap do të ketë kundërshtime edhe këtu edhe në Serbi, ajo që unë mendoj që duhet të ndodh është që të funksionoj tryeza e bisedimeve dhe që të filloj negocimi i çështjeve që ka kontestuar Gjykata Kushtetuese e Kosovës, këto janë pengesat kryesore e cila mund ta qoj këtë dialogun përpara, në qoftëse ngulet këmbë nga të dyja palët që mos të bisedohet mos negociohet për pikat dhe çështjet që i ka kontestuar Gjykata Kushtetuese”, tha ai.

Lidhur me këtë, juristi Blerim Burjani, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se vendimet e Gjykatës nuk mund të negociohen.

Sipas tij, duhet të bëhet një kornizë, dhe në bazë të kësaj të zhvillohet dialogu, sepse nëse nuk ka kornizë nuk ka seriozitet.

Image
Blerim Burjani

Ndërsa problem kryesor, sipas Burjanit mbetet caktimi i kornizës së kufijve të dialogu.

“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk negociohen as nuk mund të ejen objekti dialogut, pasi që janë vendime që duhet të zbatohen në mënyrë automatike. Pra, nuk ka dialog për vendimet e plotfuqishme të Gjykatës, konsideroj se dialogu duhet të ndryshojë, duhet të bëhet një kornizë brenda së cilës duhet të zhvillohet dialogu. Pra, duhet të dihet çka kërkohet në dialog, nëse duhet dialog pra duhet letër, duhet ekomandim, duhet iniciatori ose palët me propozu kornizën. Problemi kryesor mbetet caktimi i kornizsë te kufijt e dialogut, pra nëse nuk ka kornizë, atëherë nuk ka seriozitet, por ka lojë fjalësh të palëve po merremi me këtë, me atë apo diçka tjetër. Pra, le mundësin e mavronimit deri në pa kufij”, theksoi Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat