Paralajmërohet zhbërja e këtyre tri shteteve nëse ka ndryshim të kufijve në Kosovë - Bytyçi paralajmëron Kosovën

Politika

Paralajmërohet zhbërja e këtyre tri shteteve nëse ka ndryshim të kufijve në Kosovë - Bytyçi paralajmëron Kosovën

Nga: M.H. Më: 31 janar 2022 Në ora: 20:30
Foto ilustrim nga "Bota sot"

Ideja për ndryshim të kufijve të Kosovës është rikthyer në një nga temat më aktuale tashmë në vend. 

Kjo ide ditëve të fundit ka filluar të përkrahet edhe nga disa politikanë. 

Njëri ndër personat që hapën përsëri temën e ndryshimit të territoreve ishte nënkryetari i PDK-së, Ramë Bujai i cili hapur mbështeti këtë ide kundër Kosovës. 

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori universitar, Enver Bytyçi. 

Image
Enver Bytyçi

Ai u shpreh se ideja e shkëmbimit të territoreve është shumë e rrezikshme, pasi mund të fillojë në Kosovë mirëpo mund të përfundojë diku tjetër, duke cekur që Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia nuk do të ekzistonin më. 

Ideja dhe përpjekjet për ndryshimin e kufijve për momentin dhe për disa vite nuk do të mund të shqyrtohen dhe aq më pak të realizohen. Është tashmë qëndrim I përbashkët i thuajse të gjithë aktorëve ndërkombëtarë që në Ballkan ndryshimi i kufijve është një lojë e rrezikshme, që çon sërishmi në konflikte të dhunshme e të përgjakshme. Nëse nis kjo në Kosovë, nuk dihet se ku do të përfundojë. Por e sigurt është se Bosnjë-Hercegovina, Mali I Zi dhe Maqedonia nuk do të ekzistonin më. Të tria këto shtete do të zhbëheshin”, u shpreh ai. 

Më tej, profesori thotë se nëse ndodh ndryshimi i kufijve në Kosovë, mund të nxisë luftë në Bosnjë dhe konflike mes shumë shteteve. 

“Nëse nis e zbatohet ideja e ndarjeve në vija etnike, atëherë do të kishte jo vetëm luftë civile brenda kufijve të shteteve ballkanike midis etnive, por edhe luftë midis shteteve të pavarura. P.sh ndryshimi i kufijve në Kosovë do të nxisë luftë në Bosnjë. Dhe në këtë luftë do të përfshihej Kroacia dhe kundër saj Serbia. Më tej shqiptarët në Maqedoni do të kishin arsye të ndaheshin nga bashkëjetesa me sllavo-maqedonasit. Pork jo do të nxiste konfliktin midis shumë shteteve, Shqipërisë, Serbisë, Bullgarisë dhe me gjasë edhe Greqisë e për pasojë do të përfshihej në këtë luftë edhe Turqia”, thotë profesori. 

Arsyet e rikthimit të idesë për ndryshim të territoreve  

Bytyçi liston disa nga arsyet që së fundmi është kthyer kjo ide e ndryshimit të kufijve 

“Europa nuk e ka luksin të përballojë një konflikt shumë më të vogël se kjo. Prandaj është e përjashtuar mundësia e ndryshimit të kufijve dhe ndarjes së Kosovës. Po atëherë pse disa politikanë në Kosovë po e rikthejnë këtë ide dhe këtë temë? Mendoj se kjo lidhet me një arsye të vetme: - T’i bëhet presion qeverisë Kurti që të pranojë asosacionin sipas kërkesave të Serbisë. Unë besoj se Dardan Molliqaj, Ramë Buja e ndonjë tjetër që artikulon këtë ide, të cilën europianët dhe amerikanët e varrosën kur shpallën akuzat kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, janë aktivizuar sipas një skenari të caktuar”, thekson ai, 

Duke shtuar, profesori thotë se të gjitha këto deklarata të tyre vijnë për arsye se janë të porositura për të ndarë Kosovën 

Këta janë porositur prej dikujt të orkestrojnë këtë ide si presion ndaj Kosovës për të pranuar çdo lloj zgjidhje me Serbinë. Dikush mendon se “po t’ia përmendësh Albin Kurtit ndarjen e Kosovës, ai do të vihet në panik dhe do të bëjë lëshime për Asosacionin e Komunave Serbe në Kosovë. Kaq naivë janë këta njerëz, megjithëse mbajnë emra shqiptarëvesh”, potencoi Bytyçi. 

Nëse politika në Kosovë përçahet, atëherë Serbia arrin të realizojë të gjitha projektet anti-shqiptare 

Në bisedë e sipër profesori thotë se Serbia ka shumë persona që punojnë për të duke treguar çdo lëvizje që bëhet në Kosovë. 

Mirëpo që planet dashakeqe nuk mund të realizohen në Kosovë nëse e kemi qeverinë e vendosur dhe këtë e dinë të gjithë ata që po sjellin idenë e shkëmbimit të territoreve në debat diskutimi përsëri. 

Mos harroni, në Serbi ka struktura, institute, akademia, kisha me popat serbë, politologë, psikologë, historianë, profesorë, spiunë e majmunë të panumërt që projektojnë se si duhet ndërtuar skema e provokimit për përfitime në Kosovë e në vendet e tjera të rajonit. Nuk ka asgjë që ndodhë rastësisht në Kosovë, në Shqipëri, Mal të Zi, Bosnjë-Hercegovinë e Maqedoni. Nuk janë aktivizuar gjithashtu kaq rastësisht as Molliqajt, e as Bujajt! Ka të tjerë që po presin nëse po merr zjarr diskutimi apo jo dhe të dridhen si ideatorë e mendimtarë që parashikojnë rreziqet për Kosovën. E në fakt, nëse qeveria dhe politika në Kosovë është e vendosur, këmbngulëse, e dijshme, e urtë dhe e guximshme në unitet e harmoni, asnjë rrezik nuk i vjen Kosovës. As me kufij, as me asosacion! Nëse politika në Kosovë përçahet, atëherë Serbia arrin të realizojë të gjitha projektet anti-shqiptare. Kjo eksperiencë është lehtë të mësohet nga ajo që ndodhi me përçarjen e shqiptarëve e politikanëve nga ana e Edi Ramës dhe Hashim Thaçit. Minimumi i qëllimit të këtyre ideve që u rishfaqën në publik është pikërisht përçarja e faktorit shqiptar në Kosovë. Po ndodhi kjo, atëherë serbët e arrijnë qëllimin e tyre në Kosovë. Këtë e di edhe Ram Buja, edhe Dardan Molliqaj, edhe disa tjerë që ende po heshtin, por që janë gati t’i pasojnë idetë e këtyre dyve. Janë gati edhe mediiet pro-serbe në Kosovë e në Shqipëri që të shpëlajnë trurin e shqiptarëve”, thotë profesori. 

Ndarja e Kosovës nuk do të ndodhë 

Në fund profesori thotë se nuk do të ketë ndarje të Kosovës, pavarësisht që disa po flasin në gjuhën e Vuçiqit kjo sepse kemi një qeveri që ka dëshmuar se punon për popullin e vet. 

Ajo që shoh në këtë orvajtje lidhet me atë që thoshte edhe Hashim Thaçi: “Më mirë ndarje e shkëmbim territoresh me Serbinë, sesa asosacioni serb në Kosovë”! Identik këtë ide po e artikulojnë edhe këta burrat e Kosovës që nuk po kanë frikë të flasin në mes Prishtinës me gjuhën e Aleksandër Vuçiq. 

Unë mendoj se ndarja e Kosovës nuk do të ndodhë. Pra, nuk do të ketë ndryshim kufijsh. Jo për aftësitë dhe patriotizmin tonë. Se ne e kemi dëshmuar se jemi të aftë ta grabisim shtetin, ta rrënojmë lirinë dhe demokracinë e qytetarëve e patriot që rrënojnë atdheun e vet nuk ka e nuk mund të ketë. Por për shkak se nëse ndryshojnë kufijtë e Kosovës, atëherë rajoni shpërthen në konflikte të reja”, përfundoi Bytyçi për “Bota sot”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat