Tërnava: Kosova shumë shpejt do të bëhet anëtare e NATO-s

Politika

Tërnava: Kosova shumë shpejt do të bëhet anëtare e NATO-s

Nga: M.H. Më: 31 janar 2022 Në ora: 20:59
Hajrullah Tërnava

Ditë më parë është bërë me dije që Forca e Sigurisë së Kosovës pritet të pajiset nga SHBA-ja me 4 fluturake të vëzhgimit dhe filmimit.

Ky lajm është bërë i ditur nga një medium amerikan, i cili bëri me dije që Kosova përmes programit FMS, do të marr pajisje “RQ-20 Puma Long Endurance (LE) UAS” të prodhuara nga AeroVironment.

Ky padyshim mbetët një hapë I rëndësishëm për Kosovën duke lehtësuar punën FSK-së.

Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë se blerja fluturakeve është një nga të arriturat e Kosovës. Sipas tij, ato kanë për qëllim të kontrollojnë kufirin me Serbinë.

Teknikat e kohës gjithnjë e kanë përparësinë e tyre nga ato më të vjetrat, sepse janë në një hapë me kohën, dhe si të arritura të kohës e kanë qëllimin e tyre efektiv e sidomos tani sikur që janë fluturaket e vëzhgimit, që tani edhe Kosova i ka blerë 4 fluturaket nga SHBA-ja, e që e kanë qëllimin e kontrollimit të kufirit me Serbinë. Pa ndonjë përafrim afër kufirit që mund të shkaktojë konflikte ndërshtetërore, e kur dihet se ende nuk është bërë pajtimi mes këtyre dy shteteve. Këto fluturake e kontrollojnë tërë territorin në kufijtë e tij dhe ato incizime mbesin edhe për ndonjë nevojë delikate-dëshmi e rastit, nëse e kërkon koha si incizime që ndodhin nga lartësitë dhe i pasqyrojnë situatat që iu imponohen. Tani për njohje reciproke po ndërmjetësojnë shtetet e BE-së dhe Amerika e që është qëllimi të arrihet një marrëveshje me njohje reciproke”, thekson ai.

Tërnava më tej thotë se SHBA-të dhe BE-ja po vazhdojnë të kontribuojnë që sa më shpejt të arrihet një marrëveshje reciproke, mirëpo sipas tij edhe Kosova shumë shpejt do të bëhet anëtare e NATO-s.

“Tani për ruajtjen e kufijve të territorit të Kosovës kompetentë janë KFOR-i dhe NATO-ja me armatimin super modernë që e posedojnë. Meqë tani territori i ynë është i garantuar nga forcat ndërkombëtare sikur e shpjegova, edhe ky territor i ynë është i garantuar nga ata që na çliruan, por mos të harrojmë se forcat kryesore të SHBA-së janë të stacionuara në Bondstil, e sidomos tani që edhe shtetet për rreth janë të anëtarësuara në NATO sikur që janë: Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova, që së shpejti do të anëtarësohet në këtë aleancë, sepse ushtrime të shpeshta po bëjnë me ushtritë e shteteve anëtare të NATO-s, dhe tani një ndër bazat kryesore të Ballkanit të NATO-s janë të stacionuara në shtetin e Shqipërisë në Kuqishte, prandaj armatimi i nevojshëm për ushtrinë e Kosovës është pjesë e kësaj aleance”, theksoi Tërnava.

Rreziku nga lufta Rusi-Ukrainë

Ai thekson se ekziston rreziku dramatik, që nga një luftë pushtuese e Rusisë, ajo të kthehet në luftë të tretë botërore, prandaj është shumë e rëndësishme që tani të armatoset me aq sa mundet Kosova.

Blerja e teknikave luftarake duket se është në përputhshmëri me mundësinë e fondeve që i përkasin shtetit të Kosovës dhe në marrëveshje me miqtë që na kanë ndihmuar me u çliruar dhe që edhe më tutje përkujdesen për Kosovën, sepse mundësia e shtetit tonë që është në zhvillim e sipër dihet sa është, gjë që këtë e dinë edhe miqtë tonë që po na qëndrojnë pranë. Situata konfliktuoze tani e krijuar mes Rusisë dhe Ukrainës e ka vëmendjen e shteteve të botës, sepse ajo luftë mund ta përfshijë tërë botën dhe tani të ndodhë lufta e tretë botërore”, nënvizoi eksperti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat