Qëndrimet unike të SHBA-së dhe BE-së dhe fundi i lojërave politike në kurriz të Kosovës

Politika

Qëndrimet unike të SHBA-së dhe BE-së dhe fundi i lojërave politike në kurriz të Kosovës

Nga: A.SH Më: 31 janar 2022 Në ora: 21:54
Gabriel Escobar, Albin Kurti dhe Miroslav Lajçak

Për vizitë në Kosovë po qëndrojnë Gabriel Escobar dhe Mirosllav Lajçak. Ata së bashku kanë mbajtur takime me presidenten Vjosa Osmani dhe me kryeministrin Albin Kurti.

Ata kanë thënë se BE dhe SHBA ndajnë një vizion të njëjtë për Kosovën dhe procesin e dialogut.

“Jemi këtu me Escobar për të dhënë një mesazh shumë të qartë se BE dhe SHBA punojnë krahë për krah dhe ndajnë një vizion të njëjtë për Kosovën, për procesin e dialogut, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe për të ardhmen e rajonit”, ka thënë Lajçak.

Analisti politik, Skënder Mulliqi në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se është hera e parë që BE dhe SHBA dolën me qëndrim unike pas takimeve që patën me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

“Është vizita e parë e diplomatit amerikan Gabriel Eskobar të kësaj natyre, dhe vizita e shtatë e përfaqësuesit të BE-së për Kosovën, Mirosllav Lajçak, të cilët erdhën së bashku në Prishtinë, që edhe bashkërisht t’i harmonizojnë qëndrimet e tyre lidhur me vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi. Është hera e parë pas një kohe të gjatë të status kuos në maratonën e bisedimeve, që dy emisarët politikë për Kosovën në konferencë për media, pas takimeve me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidenten, Vjosa Osmani dolën me qëndrime unike”, thotë ai.

Ai kujton se deri më tani nga Lajçak dhe Borrell kemi pasur deklarime kontradiktore, domethënë të kundërt me deklarimin e sotëm të Lajçakut.

“Dihet se dy përfaqësuesit e BE-së për Kosovën Lajçak dhe Borell kishin deklarime kontradiktore lidhur me këtë temë dhe të kundërta me deklarimin e sotëm të Lajçakut. Ata përkrahën hapur Asociacionin me kompetenca ekzekutive, të papranueshëm për Kosovën, kur dihet se prek sovranitetin dhe integritetin territorial të saj. Këtë e mbrojti fuqishëm edhe sot Escobar në takimet me krerët më të lartë të shtetit të Kosovës”, shprehet ai.

Sipas tij, deklarimet e tyre janë kuarjuese për vazhdimin e dialoguet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Diplomati amerikan Eskobar tha se pavarësia dhe integriteti territorial i Kosovës janë të panegociueshme, sikur që kishin bërë dhe bën të ditur këtë gjë edhe presidentja, Osmani dhe kryeminstri, Kurti. Deklaratat e sotme janë kurajuese dhe shumë më pozitive për Kosovën në vazhdimin e dialogut me Serbinë. Nga paraqitja e tyre para medieve lënë përshtypjen shumë pozitive, se nuk do të këtë Asociacion me kompetenca ekzekutive, dhe është një tregues më shumë se do t’i bëhet presion Serbisë që të pranon pavarësinë e Kosovës. Mjaft ishim në defanzivë politike lidhur me bisedimet dhe agjendat e tyre, të cilat na i ka përcaktuar Vuqiqi. Kjo praktikë jo konstruktive politike, do të marrë fund”, deklaron Mulliqi.

Mulliqi thotë se, fjalimi i Escobar na jep për të kuptuar se Amerika do të përshpejtojë procesin e dialogut që të kemi një marrëveshje finale lidhur me normailzimin e marrdhënieve me Serbinë brenda këtij viti.

Ai thekson se nëse Serbia nuk e pranon pavarësinë do të vihet nën sanksione të rrepta ekonomike dhe të embargos politike nga bashkësia ndërkombëtare

“Diplomacia ndërkombëtare e veçmas ajo amerikane ka një qasje të re, lidhur me zhvillimet më të reja në rajon, dhe të kërcënimeve me luftë që po vijnë nga Rusia dhe Serbia. Amerika nuk do të vendos në ankand publik investimin që ka bërë për pavarësinë e Kosovës dhe investimet tjera politike dhe diplomatike në Ballkanin Perëndimor. Edhe fjalimi i Eskobarit, na jep për të kuptuar se Amerika do të përshpejtojë procesin e dialogut që të kemi një marrëveshje finale lidhur me normailzimin e marrdhënieve me Serbinë brenda këtij viti. Nuk do të kemi Asociacion me kompetenca ekzekutive, jashtë ligjeve dhe jashtë Kushtetutes të Kosovës. Duhet thënë me këtë rast edhe vendosmërinë e Osmanit dhe Kurtit lidhur me këtë çështje shumë të ndjeshme për vendin, që nuk e kishin një qasje të tillë paraardhësit e tyre. Natyrisht se aq sa e mbrojmë ne shtetin e Kosovës, për aq edhe do ta kemi ndihmën e miqëve tanë në botë. Mjaft kemi pasur lojëra politike në kurriz të Kosovës, se jo gjoja kështu po thotë Evropa dhe kështu po thotë Amerika, duke e mashtruar opinionin e gjerë publik. Nëse Serbia nuk e pranon pavarësinë do të vihet nën sanksione të rrepta ekonomike dhe të embargos politike nga bashkësia ndërkombëtare. Dialogu edhe deri më tash ka ngecur për fajin e shtetit serb, i cili nuk po heq dorë nga hegjemonia edhe ushtarake ndaj Kosovës. Emërimi i Eskobarit për emisar të posaçëm për Kosovën, dhe emërimet e tjera në rajon për ambasadorë nga presidenti amerikan, Joe Biden, janë tregues se nuk do të lejohen aventura politike dhe synimet pushtuese të Rusisë dhe të Serbisë në rajon dhe më gjerë”, përfundon analisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat