Analisti tregon se çka duhet të përmbajë marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi

Politika

Analisti tregon se çka duhet të përmbajë marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi

Nga: M.L. Më: 31 janar 2022 Në ora: 23:20
Pamje nga konferenca Kurti-Lajçak-Escobar

I dërguari i posaçëm i ShBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak nisën sot një vizitë tre ditëshe në Kosovë, me ç`rast u takuan me Presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Rifillimi i dialogut Kosovë-Serbi ishte në fokus të takimeve të dy emisarëve me krerët e shtetit dhe liderët politikë.

Në një prononcim për gazetën “Bota sot”, analisti Blerim Burjani ka komentuar vizitën e dy emisarëve duke thënë se lënja e hapur e të gjitha mundësive pa kornizë nuk i kontribuon nxjrrjes se një marrëveshjeje përfudimtare.

Image
Blerim Burjani

 

Korniza e dialogut sa i përket mendimit tim, është e qartë. Dialogu është teknik dhe në kuadër të këtij dialogu me kornize të përcaktuar deri ku lëviz dialogu dhe intresi i dy palëve ka rëndësi teknike me atë që ka mandat të udheheq BE.

Lënja e hapur e të gjitha mundësive pa kornizë nuk i kontribuon nxjrrjes se një marrëveshjeje përfudimtare. Kjo lojë e ndërmjetësuesit është me dy kute apo dy kënde qysh duan palët, por edhe palët mund të vendosin tema. Kjo çasje ka dështuar kaherë. Nuk jam optimist për dialog normal dhe me rezultate përfundimtare, kjo kështu siç është me këtë model është të mos arrihet kurrë rezultat e kjo i konvenon Serbisë”, ka thënë Burjani.

Sipas tij, dialogu i pa-orientuar me një dokument rekomandues nga SHBA dhe BE është cirk, hisotri dhe ligjërim bajat që bëjnë palët nëpër këto takime.

“Duhet të hartohet një dokument që do të përfshijë të gjitha marrëveshjet e deritashme dhe klauzolen se palët janë marrë vesh që të zbatojnë marrëveshjet e deritashme, duke përfshi një aneks të veçantë për njohjen e kufijve ndërshtetëror dhe aneksin për të drejtat e pakicave në Kosovë dhe në Serbi, pakica Shqiptare në Luginë duhet të gëzojë të drejtat e saj në mënyrë reciproke me serbët lokal në Kosovë”, u shpreh ai.

 

Sipas analistit Burjani, dialogu dhe loja me fjalë nuk sjellin dobi.

“BE ka dështuar jo palët, të gjithë e dinë se ky dialog nuk mund të jetë politik këtu është pikë e madhe, ka dialog teknik për situata tregtare, te zbatimi i të drejtave te pakicave dhe marrëveshje të dobishme ekonomike për palët”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat