Frika nga zbulimi i aferave dhe skandaleve, ja pse opozita i është ‘vërsulur’ Kurtit

Politika

Frika nga zbulimi i aferave dhe skandaleve, ja pse opozita i është ‘vërsulur’ Kurtit

Nga: A.M. Më: 31 janar 2022 Në ora: 23:39
Kryeministri Albin Kurti

Ditë më parë, Transparency International e cilat mat indeksin e korrupsionit në botë, publikoi raportin e saj për vitin 2021, ku sipas këtij raporti, Kosova është vlerësuar me tre pikë më lart sesa vitin 2020. 

Po ashtu, ajo është rritur me 17 vende në mesin e 180 vendeve, ku nga pozita 104 është ngritur në pozitën e 87. 

Megjithatë, krahas këtij suksesi në luftën kundër korrupsionit, opozita po vazhdon ta kritikojë kryeministrin Kurti dhe qeverinë e tij. 

Një nga kritikat më të mëdha të opozitës është rritje e çmimit të energjisë elektrike. 

Analisti nga Amerika, Binak Maxharraj në një prononcim për gazetën “Bota sot” u shpreh se gabimet e qeverive të mëparshme nuk mund t’iu faturohen qeverisë Kurti. 

Kjo për shkak se, sipas tij është e pamundur që qeveria e cila nuk i ka as një vit në detyrë, të i rregullojë problemet që i shkaktuan qeverisjet e mëparshme. 

Image
Analisti nga Amerika, Binak Maxharraj

“Gabimet në qeverisjen e opozitës sa ishin në pushtet nuk mund t’i mveshen qeverisë Kurti II, por ata në këtë mënyrë mundohen ta gjuajnë fajësinë e tyre në qeverinë e tashme. Por, a mund te çmontohet betonimi i mbrapshtë i pushtetit te bërë për dy dekada nga qeveritë korruptive, nga qeveria e tashme qe ende se ka një vit në detyrë, jo se jo, këtë e dinë të gjithë e lë më opozita”, deklaroi analisti. 

Sipas Maxharrajt, partitë opozitare kanë filluar të frikësohen se keqpërdorimet dhe plaçkitjet e tyre do të dalin në pah dhe do të vihen para drejtësisë. 

“Por, kësaj opozite të korruptuar i “fle” miza pas veshit diku tjetër nga frika, nga paniku që ka nis t’i kap nga përgjegjësia para drejtësisë për keqpërdorimet, keq menaxhimet, korrupsioni, hajnit e plaçkitjet që ia bënë shtetit me afera e skandale të ndryshme korruptive, me toka, me privatizime me çmime të ulëta gati falas të pasurisë shtetërore, të aseteve të shtetit që për dy dekada i rrëzuan për tokë, e deri te cenimi i sovranitetit dhe integritetit territorial”, theksoi ai. 

Në vazhdim, analisti u shpreh kritik ndaj disa deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ku sipas tij nuk ishin të duhur që të përfaqësonin interesat e popullit, pasi nuk dinë as dy fjalë t’i flasin mirë. 

“Që 20 vite në parlament si deputetë u zgjodhën vrasës, nxitës të vrasësve, kriminel me kusht e pa kusht te cilët edhe na shisnin mend se kush janë ata. Në parlament silleshin si kabadai, si rrugaçë që dy fjalë nuk dinin t’i flisnin. E kishin shpinën e fortë nga kupola e krimit të organizuar në krye me Thaçin, Veselin, Haradinajn dhe Isa Mustafën të cilët e kishin kap tërë jetën institucionale duke e mbrojtur krimin e organizuar dhe korrupsionin”, vlerësoi Maxharraj. 

Krahas kësaj, ai tha se ‘lufta’ ndaj kryeministrit Kurti nuk po ndalet, pasi e gjithë opozita i është vërsulur atij dhe po e pengojnë në kryerjen e detyrave të mëdha shtetërore. 

“Por, lufta speciale kundër Albinit nuk ka te ndalur as tani. I gjithë arsenali politiko mafioz i Kosovës i strukur në opozitën e brishtë është 'qu peshë' përmes formave të ndryshme, luftës speciale dhe denigrimeve që ta pengojnë Albin Kurtin në kryerjen e detyra madhore, siç është ç ‘kapja e shtetit nga mafia politike e korruptuar”, nënvizoi analisti. 

Krejt në fund, ai u shpreh se ka besim të plotë në kryeministri Kurti dhe në luftën kundër korrupsionit.  

“Lufta e pa kompromis e Albin Kurtit në luftimin e korrupsionit dhe mposhtjen e krimit të organizuar dhe betonimin e shtetit me skandale dhe afera te ndryshme nuk ka të ndalur, ai e ka besimin dhe betimin para popullit për të vënë rregull në këtë shtet të brishtë, por kjo nuk mund të arrihet për disa muaj sa është në pushtet, duhet kohë që kjo të ndodhë. 

Megjithatë, Albin Kurti vazhdon rrugën e vetë qeverisës edhe për kundër marrëveshjeve mafioze me Serbinë, që ua kishte lënë Thaçi dhe Mustafa. Albin Kurti do të ia dalë për të mbarë sepse e ka besimin e popullit”, përfundoi Binak Maxharraj për “Bota sot”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat