Kelmendi: Për shkak të nënshkrimeve që janë dhënë nga Thaçi dhe Mustafa, mund të sulmohet Kosova nga Serbia

Politika

Kelmendi: Për shkak të nënshkrimeve që janë dhënë nga Thaçi dhe Mustafa, mund të sulmohet Kosova nga Serbia

Nga: A.Z Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 15:39
Thaçi dhe Mustafa

Juristi Muhamet Kelmendi, në një prononcim për “Bota sot”, ka folur rreth gjendjes në Ukrainë, ai deklaroi se NATO dhe SHBA nuk kanë mundësi për ta ndalur inovazionin rus, sepse nuk u dhanë Ukrainës mjetet luftarake për mbrojtje. 

Ai gjithashtu e ka komentuar një deklaratë të Biden, e që sipas tij, kjo deklaratë do të thotë se SHBA-të kishin dyshime. 

“Veprimi ushtark rus kundër Ukrainës është shembull i veprimit serb kundër Kosovës. Po shihet qartë se Perëndimi, NATO dhe SHBA, nuk kanë mundësi që të ndalin invazionin rus ndaj Ukrainës. Kjo po del nga qëndrimet ndaj gjendjes në kufirin ruso-ukrainas dhe nga mjetet luftarake që nuk iu dhanë Ukrainës për mbrojtje. Në deklaratën e Presidentit te SHBA-së mbi gjendjen ne Ukrain, z. Biden, e bëri dallimin në masa kundër Rusisë me veprimet ushtarake në teren "Nëse Rusia intervenon pjesërisht edhe masat do të jenë në varshmëri me veprimet ushtarake ruse". Pas një kohe, deklaroi: " (...) çfarëdo sulmi kundër Ukrainës, është bazë për masa të gjera dhe shumë të fuqishme kundër Rusisë".  Deklarata e tillë tregon se SHBA-të kishin dyshim. Ata duhet dhe e njohin sllavizmin dhe shovinizmin sllav. Kudo këta shoveno - sllavomadh po veprojnë me masa ushtarake kundër të tjerëve. Këtej kuptohet edhe invazioni mbi Ukrainë, sepse qëllimi përfundimtar është aneksimi i saj nga Rusia”, tha ai. 

Tutje, ai shtoi se edhe vendet e Evropës do të rrezikohen nga Rusia, madje Kelmendi thotë një gjë e tillë mund t’i ndodh edhe Kosovës nga Serbia. 

Më tej, profesori tha se Veriu i Kosovës varet nga asnjejtësia në qëndrimet e Borrell për gjendjen në veri. 

“Po me këtë nuk qetësohet gjendja dhe si kompenzim besohet se Rusia do të rrezikojë edhe vendet baltike dhe interesat tjera në lindje të Evropës. Ky skenar është i mundshëm. Dhe, kështu nuk ruhet, sipas Perëndimit, tërësia e shteteve në lindje. E njëjta gjendje mund të prekë edhe Gjeorgjinë etj. Ky skenar mund dhe pritet të ndërmerret edhe nga Serbia mbi Kosovën. Madje, Rusia mund të detyrojë Serbinë për të sulmuar dhe për të aneksuar Veriun e Kosovës, nëse jo tërë Republikën, kuptohet me ofenzive ushtarake. Kjo bëhet për të çrregulluar dhe  shpërndarë UE, NATO-në dhe SHBA-të në veprimet e tyre jashtë Ukrainës”, shtoi Kelmendi.

Ai rikujtoi se shtetet e BE-së, janë kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.  

“Këtë fakt e kanë deklaruar qartë. Mirëpo, nuk janë kundër Serbisë së madhe. Këtej nuk ka kundërshtime nga UE dhe NATO. Veriu i Kosovës duket ( kam dëshirë të  gaboj)  se për UE është tërësi e Serbisë. Kjo varet nga asnjejtësia në qëndrimet e z. Borel, në emër të UE për gjendjen në veri. Ata  nuk janë kundër aneksimit të veriut nga Serbia. Këtu shpie edhe Asociacioni i Komunave Serbe të UE për veriun e Kosovës”, shtoi Kelmendi. 

Ai u shpreh tutje se për shkak të nënshkrimeve që janë dhënë nga Thaçi dhe Mustafa, mund të sulmohet Kosova nga Serbia. 

“Për fat të keq për shkak të nënshkrimeve nga Thaçi dhe Mustafa, mund të ndodh që edhe e tërë Kosova të sulmohet nga shteti serb dhe t’i aneksohet Serbisë. E gjithë kjo nëse arrin Serbia për të pushtuar Kosovën. Mendohet se forcat e KFOR-it nuk do të ndeshen me shtetin serb. Ato në rast sulmi do të tërhiqen dhe do të veprojn në mënyrë asnjejëse. Mbetet vetëm FSK si mjet për mbrojtje. Çfarë do të bënë  SHBA mbetet të shihet në kohe. Sa do të arrinë FSK me e mbrojtë Kosovën  me masat vullnetare shqiptare që do t’i bashkohen në luftë kundër Serbisë është çështje e vështirë për të paraparë tash! Por, faktet flasin se shqiptarët do të mbrohen me çdo mjet e formë. Ata nuk do të nënshtrohen.  Shqiptarët janë vendosur për të luftuar deri në frymën e fundit. Nuk do të ndalen”, përfundoi Kelmendi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat