Kërkohet vizita e Miroslav Lajçak-ut dhe Gabriel Escobar-it në Kosovën Lindore

Politika

Kërkohet vizita e Miroslav Lajçak-ut dhe Gabriel Escobar-it në Kosovën Lindore

Nga: A.M. Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 23:23
Gabriel Escobar, Mirosllav Lajçak

Që nga e hëna, i ngarkuari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi,  Mirosllav Lajçak dhe i deleguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, z.Gabriel Escobar, njëkohësisht zëvendës-ndihmës i Sekretarit Amerikan të Shtetit kanë zhvilluara takime me zyrtarë të lartë politik në Kosovës.

Pritet që pas mbarimit të vizitës në Kosovë, Escobar dhe Lajçak ta vizitojnë Serbinë.

Për këtë vizitë zyrtare të Escobar-it dhe Lajçak-it ka folur për “Bota sot”, profesori Refik Hasani. Ai ka thënë për Bota sot”, se Escobar dhe Lajçak duhet të vizitojnë edhe shqiptarët e Kosovës Lindore.

“I ngarkuari i BE-së  së bashku më të  deleguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, do të duhej të trajtojnë duke e vizituar  krahinën  shqiptarë që përfshin   Preshevë, Medvegjë dhe  Bujanoc, pasi kjo krahinë është Rajoni më  i prapambetur në gjithë Evropën. Shqiptarët kanë të drejtë sikurse pakica Serbe në Kosovë të shfrytëzoj të drejtën e ulëseve të rezervuara në Parlamentin e Serbisë dhe Parlamenti i Serbisë do të duhej të përbëhet nga dy dhoma”, ka thënë ai.

Hasani i ka numëruar disa nga ankesat e shqiptarëve të Kosovës lindore, të cilët përballën çdo ditë.

“Të gjithë të ngarkuarit e BE-së nuk i kanë kërkuar me ngulm dhe nuk i kanë bërë presion Serbisë të kthej Lapidarin e UÇPMB-ës në Preshevë dhe vendoset Shtatorja e Skënderbeut në qendër të Bujanocit.

Nuk kanë trajtuar diskriminimin, pasivizimin   dhe  pastrimin etnik, nuk e kanë trajtuar  mungesën e një  Universiteti në gjuhën Shqipe, rregullimi me Ligj përdorimin i Simbolit tonë Kombëtarë shqiptarë Flamurit dhe përfaqësimi në instanca dhe mekanizma të nivelit lokal dhe Qendror. BE-ja, këmbëngul për Këshillin Nacional të pakicës Serbe në Kosovë, por kanë harruar luftën e UÇPMB-ës dhe Marrëveshjen e Konçulit, pasi që Shqiptarët në Republikën e Serbisë, sivjet kanë jubileun tri dekada nga Referendumi i datës 1 e 2 Mars 1992 - 1 e 2 Mars 2022”, ka thënë ai.

Po ashtu, profesori ka përmendur edhe pasivizimin e adresave të shqiptarëve.

"Në dialogun e qeverisë Serbe, do të duhej marrë parasysh, sepse dialogu nuk ka asnjë kuptim nëse nuk  ndahen mjete për arsim, kulturë, informim,  dhe të investohet në zhvillimin ekonomik.Shqiptarët në Republikën e Serbisë, që janë të diskriminuar, pasi po ju pasivizohen adresat e tyre dhe kjo është një pastrim etnik.

Para këtij fund viti kishte bisedime mes krahinën  shqiptare në Serbi dhe qeverisë Serbe, nën monitorimin e BE-ës, por pa asnjë rezultat, kërkohen këto bisedimi  të zhvillohen me intezitet më të shpejt dhe të kushtëzohet Serbia, nëse nuk ju njeh të drejtën shqiptarëve autokton në Serbi. Atë që kërkoj Serbia për pakicën Serbe në Kosovë-ua mohon shqiptarëve në Serbi-këtu kemi dy standarde”, ka vlerësuar ai.

Në fund, Hasani ka shtuar se çështja e shqiptarëve në Kosovën lindore duhet të zgjidhet.    

“I ngarkuari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, z. Miroslav Lajçak  dhe i deleguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, z.Gabriel Escobar, në mbylljen e bisedimeve Beograd-Prishtinë nuk mund të mbetët çështja e pazgjidhur e krahinës  shqiptare në Serbi, që sivjet mbahet dhe organizohet jubile tri dekada nga Referendumi”, ka përfunduar Hasani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat