Qeveria e Kosovës t’ia kthejë distribucionin e rrymës shtetit të Kosovës!

Politika

Qeveria e Kosovës t’ia kthejë distribucionin e rrymës shtetit të Kosovës!

Albulena Muji Nga Albulena Muji Më 3 shkurt 2022 Në ora: 17:50
Qeveria e Kosovës

Të shtunën e kaluar, qytetarët e Kosovës dolën shesheve të Prishtinës për të protestuar kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Kjo protestë ishte organizuar nga Partia Socialdemokrate e cila, udhëhiqet nga Dardan Molliqaj.

Gjatë kësaj proteste, Molliqaj ka përmendur deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku kishte folur për dëmet e privatizimit të distribucionit para se të vinte në pushtet. Ndërkohë gjatë protestës para se të merrte fjalën e goditi fuqishëm me një flakareshë një polic të Kosovës. Por, policia aty nuk ndërhyri, dhe as nuk e arrestoi atë. Arrestimi i tij u i mundur vetëm të martën në mbrëmje, pasi ai kishte refuzuar të paraqitej vullnetarisht në polici. Nga ajo orë, ai ende ndodhet në paraburgim.

PSD-ja dhe disa gazetarë e politikanë i dolën në mbrojtje.

Por, cilat ishin motivet e protestës së thirrur nga Molliqaj e të mbështetur jo pak nga PDK-ja e AAK-ja, deputetë të të cilave parti u panë në protesta.

“Kryeministri aktual ka 10 vite që ka folur për dëmet e privatizimit të distribucionit. Askush më shumë se ky kryeministër nuk i ka bërë favor kompanisë KESCO. Për dy muaj ai i ka ndarë nga taksat tona, nga buxheti hiç më pak se 120 milionë euro. A e dini si është puna e fitimeve të kësaj kompanie. Siç thotë populli s’ngihen kurrë. Sa më shumë që i jep ma shumë dojnë dhe për këtë arsye kjo kompani e ka në plan që pas 120 milionëve që i ka marr deri më tani, ta bankrotojë KEK-un. Qe tre muaj ajo ia ka borxh KEK-ut mbi 50 milionë euro”, thotë Molliqaj.

Gjithashtu, Molliqaj gjatë fjalimit të tij e ka quajtur kryeministrin e Kosovës frikacak.

“Kurrë moment më të mirë nuk kish pas Qeveria e Kosovës sesa tash me e kthye distribucionin në shërbim të qytetarëve të Kosovës. Por, për ta bërë këtë duhet guxim politik e problemi është kështu që brenda kësaj ndërtesë është një frikacak, një tucë që veten e sheh si supermen. E bash që është tuc (frikacak) është shumë i rrezikshëm. Ky njeri nuk ka as shokë, as shoqe për të bashkëpunuar, ka veç instrumente me i përdor dhe vetëm armiq për me i luftuar”, ka thënë ai para protestuesve.

Njohësit e çështjeve politike kanë hedhur kritika ndaj Molliqajt dhe kryeministrit Kurti. Sipas tyre, Molliqaj e ka shfrytëzuar protestën, ndërkaq kryeministri Kurti nuk e ka mbajtur fjalën për lirimin e energjisë elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat