Qeveria Kurti theu tendencat e Serbisë dhe mbështetësve të saj në BE, kërkohet bashkëveprim i opozitës për përmbylljen e dialogut

Politika

Qeveria Kurti theu tendencat e Serbisë dhe mbështetësve të saj në BE, kërkohet bashkëveprim i opozitës për përmbylljen e dialogut

Mimoza Lakna Nga Mimoza Lakna Më 4 shkurt 2022 Në ora: 13:36
Konferenca e Kryeministrit Albin Kurti me dy Emisarët Escobar dhe Lajçak

Vizita e përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak, dhe zëvendës-ndihmës sekretarit të SHBA-së, Gabriel Escobar po konsiderohet si sinjal se procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po hyn në fazën finale.

Përveç me krerët e shtetit dy emisarët perëndimor u takuan edhe me përfaqësuesit e subjekteve opozitare në Kosovë.

Kështu, Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, gjatë takimit thuhet se e ka njoftuar z. Escobar dhe z.Lajçak për qëndrimet karshi situatës politike, me theks të veçantë për procesin e dialogut, me ç’rast i bëri të ditur edhe njëherë që LDK-ja mbështet procesin e dialogut mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, i cili duhet të përfundoj me njohje të ndërsjellë dhe normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve – duke respektuar integritetin territorial, sovranitetin dhe rendin kushtetues te Kosovës.

Edhe kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se me z. Lajçak kanë diskutuar rreth dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe arritjes së një marrëveshje finale në mes të dy shteteve. Sipas tij marrëveshja duhet që të sigurojë njohjen e ndërsjellë, pa cenuar sovranitetin shtetëror, integritetin territorial dhe rendin kushtetues.

Takim me dy diplomatët pati edhe Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se në këtë takim ka ripërsëritur qëndrimet e tij për një Marrëveshje Gjithëpërfshirëse Ligjërisht të obligueshme, e cila ka epilog njohjen reciproke në kufijtë ekzistues dhe respekton rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat