Amerika i del në ‘krahë’ Kosovës dhe Shqipërisë – Kjo është kundërpërgjigjja për kërcënimet serbo-ruse

Politika

Amerika i del në ‘krahë’ Kosovës dhe Shqipërisë – Kjo është kundërpërgjigjja për kërcënimet serbo-ruse

Arife Morina Nga Arife Morina Më 4 shkurt 2022 Në ora: 20:02
Forcat amerikane në Shqipëri

Komanda Amerikane e Operacioneve Speciale për Evropën (SOCEUR) do ta vendosë një shtab, që funksionon me rotacion, në Shqipëri.

Shtabi i Forcave të Operacioneve Speciale do të vendoset në shtetin shqiptar me qëllim për të siguruar ndërveprueshmëri më të madhe me Shqipërinë, qasje të rëndësishme në qendrat e transportit në Ballkan dhe fleksibilitet më të madh logjistik. 

Në deklaratën e SOCEUR-i thuhet se kjo vendndodhje “redukton në masë të madhe kohën e udhëtimit dhe rrit fleksibilitetin e operacioneve speciale dhe forcave konvencionale në rajon”. 

Gjeneralmajori David Tabor tregoi arsyet se pse Komanda e Operacioneve Speciale të SHBA-së për Evropën përzgjodhi Shqipërinë për të ngritur një shtab të bazës së Forcave Operacionale Speciale.

Krahas kësaj, gjenerali amerikan tha se kjo do të jetë një bazë ushtarake relativisht e vogël, afërsisht 10 deri në 15 vetë, që priten të vendosen në Shqipëri në ndihmë të angazhimit që SHBA-të kanë jo vetëm këtu, por edhe në vende si Kosova, Bosnja, Serbia, Kroacia dhe në të gjithë rajonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat