Kjo është goditja që Kosova ia dha Serbisë, tash për këtë veprim po frikësohet Daçiqi

Politika

Kjo është goditja që Kosova ia dha Serbisë, tash për këtë veprim po frikësohet Daçiqi

Nga: A.Z Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 20:17
Ivica Daçiq

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka kërkuar nga emisarët për dialogun Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar që të përdorin autoritetin e tyre dhe ndikojnë te Prishtina zyrtare për lejimin e organizimit të zgjedhjeve serbe edhe në Kosovë.

Lidhur me këtë, analisti Islam Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se tani e kanë kanë frikë se Kosova nuk do e lejojë Serbinë t’i kryej veprimet e veta siç ka bërë deri tani.

Krasniqi shtoi se tani qeveria aktuale pavarësisht presioneve, nuk i lejon që të na shkelin kushtetutën.

Image
Islam Krasniqi

“Po tani i ka kapë ajo frika se Republika e Kosovës nuk do t'a lejojë shtetin e Serbisë të kryej veprimet e veta ligjore në një shtet tjetër siç ka bërë deri tani. Referendumi i Serbisë ishte një hapë i mirë i joni, me të cilën i dhamë një goditje Serbisë dhe përkrahësve të saj në BE apo edhe më lartë. Tani ajo ka filluar që të kërkojë nga SHBA-të dhe BE-ja që të bëjnë presion mbi Republikën tonë, që ne vetë të pranojmë që vetë të na shkelin Kushtetuesën, mirëpo sipas gjitha gjasave qeveria Kurti nuk do të lejojë një gjë të tillë pavarësisht presioneve të Bashkësisë Ndërkombëtare, e që do të ishte edhe një vetëdijësim edhe për qytetarët e saj, të cilët akoma mundohen më ëndrra të ushqehen”, potencoi Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat