Dy porositë e Gabriel Escobarit që dërgoi në Kosovë, ja çfarë e detyroi të bëjë Mirosllav Lajçakun!

Politika

Dy porositë e Gabriel Escobarit që dërgoi në Kosovë, ja çfarë e detyroi të bëjë Mirosllav Lajçakun!

Nga: N. Sh. Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 13:25
Mirosllav Lajçak dhe Gabriel Escobar

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak kanë zhvilluar një vizitë zyrtare dy ditore në Kosovë.

Pas kësaj, ata zhvilluan vizitën e tyre edhe në Serbi, ku u takuan me krerët shtetëror të Kosovës e Serbisë.

Në këtë vizitë të tyre, ata temë kyçe kishin dialogun mes dy vendeve.

Pas ardhjes së tyre në Kosovë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reflektuar në lidhje me dialgun.

Kryeminsitri tha sot se është i gatshëm të marrë pjesë në bisedime me palën serbe në kryeqytetin evropian kurdo që Brukseli e fton.

Kurti u shpreh se janë të përkushtuar për dialog parimor drejt një marrëveshje që në qendër ka njohjen reciproke.

“Sa i përket takimeve të mundshme në Bruksel, ne jemi të përkushtuar për dialog të balancuar, parimor drejt një marrëveshje ligjërisht të obligueshme e cila e ka në qendër njohjen reciproke dhe ne jemi përherë konstruktiv. Varet nga lehtësuesi apo ndërmjetësuesi, Brukseli se kur do të jetë takimi i radhës por gatishmëria jonë nuk do të mungojë asnjëherë”, ka thënë kryeministri Kurti.

Analisti politik, Gani Qarri thotë se, bisedimet Kosovë-Serbi, nuk janë duke u zhvilluar për çështje humanitare, por për marrëveshje politike ndërmjet të dy shteteve të pavarura.

“Andaj Kosova nuk mund të shkojë edhe matej në Bruksel në rolin e Nënë Terezës", siç është vepruar për dhjet vite me radhë nga Thaçi & Co, duke ofruar dhe nënshkruar çdo gjë që dëshironte Serbia”, thotë Qarri për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, Kosova, në bisedime duhet të shkojë si shtet i pavarur e sovran, dhe ta dëshmoi se mund, di dhe është në gjendje, ti mbrojë të drejtat dhe interesat e veta shtetërore.

“Në dialog marrin pjesë dy shtete, e Kosova në bisedime me Serbinë, duhet të shkoj si palë e barabartë dhe nëse vërtetë duhet të bëhen koncesione, atëherë ato duhet të jenë të dy-anshme, pra duhet të bëhen nga të dy palët, sipas parimit të reciprocitetit dhe të drejtës ndërkombëtare, ngase Kosova nuk guxon ta vazhdojë edhe më tej, dialogun në rolin e “Nënë Terezës”, dhe me vogëlsinë e saj, ti jap, çdo gjë që kërkon Serbia. E duke pasur parasysh faktin se takimi i fundit ndërmjet kryeministrit Kurti dhe Aleksandër Vuçiqit, daton qysh më 19 korrik 2021, i cili edhe përfundoi pa rezultat dhe pa rënë dakord për asgjë, për të mos u takuar më, tash e gati 7 muaj, dëshmon më së miri, se në çfarë faze problematike janë futur bisedimet Kosovë-Serbi”, thotë tutje ai.

Image
Gani Qarri

Qarri shprehet se, vizita e të dërguarit të posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar i cili është edhe zëvendës-ndihmës i Sekretarit të Shtetit Amerikan, bashkë me përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ishte mese e nevojshme, për dy arsye: “Për rifillimin e dialogut dhe për qartësimin e qasjes së SHBA-BE, lidhur me asociacionin kundër kushtetues një etnik serb, në të cilin këmbëngulë Serbia, pa ju ofruar shqiptarëve në Kosovën Lindore asgjë, madje duke ua ndaluar flamurin dhe simbolet kombëtare si dhe vet abetaren edhe për fëmijët fillestar në shkollë”.

“Për aq më tepër, vizita e nivelit më të lartë e të dërguarit të posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në Kosovë, dërgoi edhe dy porosi të qarta: E para, i bëri të ditur Qeverisë Kurti pritshmëritë e SHBA-ve nga ana e Kosovës, si dhe e dyta, i dërgoi mesazh të qartë e pa ekuivokë udhëheqjes së Serbisë, se administrata e Presidentin Beiden, nuk e ka për qëllim, bosnjëzimin as rrënimin e shtetit të Kosovës, siç do të dëshironte Serbia, por përkundrazi, kërkon përfundimin e bisedimeve me një marrëveshje gjithëpërfshirëse për njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, potencon analisti.

Sipas tij, ajo që gëzon më së shumti shqiptarët dhe Kosovën në veçanti, është fakti se SHBA, jo vetëm që nuk e mbështetin vet asnjë asociacion të komunave serbe me kompetenca ekzekutive, por detyruan edhe përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, të ndryshojë qasjen.

“Pra për herë të parë, Lajçak deklaroi publikisht se BE nuk i imponon Kosovës atë që ajo nuk mund ta bëjë, si dhe as nuk e dëshiron edhe një “Republika srpska” në Kosovë, përderisa vetëm pak kohë më parë kërkonte edhe ndryshimin e Kushtetutës, për formimin e asociacionit kundërkushtetues serb me kompetenca ekzekutive. Prandaj, sipas prononcimeve në lidhje me vizitën e z. Gabriel Eskobar dhe Mirosllav Lajçak në Kosovë dhe Serbi, pritjet e SHBA-ve dhe të BE-së, janë që të arrihet sa më parë, marrëveshja përfundimtare, ashtu siç deklaroi edhe z.Eskobar pa bosnjëzimin dhe prishjen e rregullimit të brendshëm shtetëror, si dhe pa ndryshimin e kufijve të Republikës së Kosovës me njohje reciproke, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në kufijt aktual, në të cilët Kosova është njohur si shtet,nga shumica e vendeve anëtare të OKB-së. Dhe nëse vërtetë Kosova medoemos obligohet, për formimin e çfarëdo asociacioni, atëherë duhet ta shqyrtojë formimin, vetëm në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe nenit 4, të pakos së Ahtisarit, i cili përfshinë çështjet e arsimit, artit e të kulturës dhe është në harmoni me Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale, duke u obliguar edhe Serbia, që ta bëjë të njëjtën gjë për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë”, thotë ai.

Përndryshe dsipas tij, dialogimi pa rezultate, dhe për të dialoguar, vetëm sa për sy e faqe, edhe nëse këtë e kërkon Bashkimi Evropian, nuk ka më asnjë kuptim.

“Ndaj nëse as me involvimin kaq të fuqishëm të SHBA-ve, nuk arrihet një përfundim i shpejtë i bisedimeve Kosovë –Serbi, besoj se problemi po shkon në drejtim, të marrjes përsipër të çështjes, nga një përfaqësuesi special ndërkombëtar i caktuar me konsensus ndërmjet SHBA-ve dhe BE-së, apo një ekip ekspertesh, prej dy tre diplomatëve të shquar e me përvojë në marrëveshjet ndërkombëtare, i cili do të dilte me një vendim të balancuar për të drejtat e shqiptarëve nën Serbi me të drejtat e serbëve në Kosovë, pra me një fjalë RECIPROCITET të dyanshëm me paket të ngjashme dhe trajtim të njëtrajtshëm për pjesëtarët e të dy pakicave kombëtare,të shqiptarëve nën Serbi dhe të pakicës serbe në Kosovë, si kusht që do duhej të pranohej nga të dy palët, për përmbylljen e marrëveshjes dhe njohjen reciproke Kosovë –Serbi”, përfundon analisti politik Gani Qarri, në një prononcim dhënë gazetës “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat