Krasniqi: Kosova mori përkrahje maksimale nga SHBA-të

Politika

Krasniqi: Kosova mori përkrahje maksimale nga SHBA-të

Nga: M.H. Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 20:14
Foto nga takimi i Escobar dhe Lajçak me presidenten Osmani

I dërguari amerikan, Gabriel Escobar e diplomati i BE-së, Mirosllav Lajçak kanë qëndruar për disa ditë në Kosovë.

Ata patën takime me krerët e vendit gjithashtu edhe me partitë e opozitës.

Pas takimit që patën me presidenten e vendit dhe kryeministrin, në një konferencë për media ata u shprehen SHBA-ja dhe BE-ja janë krah njëra-tjetrës.

Jam në Prishtinë që të vazhdoj diskutimet me Kryeministrin dhe Presidenten. Kjo është vizita ime e shtatë si përfaqësues i BE-së për dialog, por ne jemi këtu kësaj here së bashku me kolegun Escobar për të dhënë një mesazh shumë të qartë se BE-ja dhe SHBA-ja punojnë krahë për krah dhe kanë vizion të njëjtë për Kosovën”, u shpreh Lajçak.

Ndërsa analisti politik, Islam Krasniqi në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që kjo vizitë e të dy përfaqësuesve ishte një hap shumë i rëndësishëm për Kosovën sidomos temat që u përfolën që do të bisedohen e nuk u folën.

Image
Islam Krasniqi

Ishte një vizitë shumë e mirë, shumë domethënëse, ku përfaqësuesi amerikan z. Gabriel Escobar e dha një deklaratë nëse mund ta quajmë të fuqishme në mbështetje të pavarësisë dhe integritetit të saj. Shpeshherë ato janë larguar nga tryeza, por nuk do të thotë që nuk kthehen përsëri”, potencoi analisti.

Ai në bisedë e sipër thotë se deklarata e përfaqësuesit të BE-së për referendumin e Serbisë në Kosovë ishte provokuese, mirëpo që Qeveria ende vazhdon të mbajë qëndrimin e saj.

Në një aspekt ishte pak provokuese nga ana e përfaqësuesit të BE-së, i cili diskutoi me OSBE-në lidhur me zgjedhjet serbe në Serbi, duke matur pulsin e institucioneve tona, zgjedhje të cilat do të mbahen në muajin prill, e që OSBE-ja merr përgjegjësi për bartjen e tyre si herave tjera. Gjersa Qeveria e Kosovës ka deklaruar se nuk do të ketë zgjedhje në Republikën e Kosovës”, theksoi ai.

Në fund, analisti nënvizon se takimi ishte i rëndësishëm dhe gjetëm përkrahje përsëri tek SHBA-të.

“Mbi të gjitha ishte takim i rëndësishëm, nuk pat kërkesa diçka jashtë atyre që jemi mësuar t’i shohim qe një kohë të gjatë. E rëndësishme e gjithë kësaj që përkrahja e SHBA-ve nuk na mungon në këtë rrugëtim”, përfundoi Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat