Kriza me Ukrainën, Rusia synon destabilizimin e Ballkanit, ky shtet po e ndihmon

Politika

Kriza me Ukrainën, Rusia synon destabilizimin e Ballkanit, ky shtet po e ndihmon

Nga: G.B Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 17:16
Ilustrim

Kriza Ukrainë-Rusi ka ngjallur debat edhe në shtetet shqiptare.

Është diskutuar ndikimi i krizës atje dhe mundësisë së pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Këtë, ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi, e ka parë si mundësi për ndikim në veriun e Kosovës, si pikë të nxehtë.

Sipas tij, pushtimi i Ukrainës nga Rusia do të mund të ndikonte në politikat e brendshme të disa vendeve të rajonit, duke përfshirë edhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk dua ta mendoj si përplasje të ushtrive dhe pozicionim të shteteve, por e kam fjalën për përshkallëzim të situatës, ndikim të situatës së politikës së brendshme në vende si Serbia që janë të ndikuara nga Rusia. Kemi pika të nxehta si veriu i Kosovës dhe në vende të tjera ka faktorë të tërë që presin mjegullën për të vepruar. Shqipëria është e lidhur në një konflikt që mund të ndodhë në Kosovë, ne jemi krah tyre. Po flas për konflikte politike, për prishje të proceseve politike. Kemi dialogun në Kosovë, Ballkanin e Hapur, por të gjitha këto në ndikimin e një konflikti të tillë nuk mund të kenë progres, por vetëm regres”, u shpreh ministri Peleshi.

Image
Leon Duhanaj

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike, Leon Duhanaj, thotë për “Bota sot” se pavarësisht se si do të zhvillohen ngjarjet, Rusia ka për qëllim destabilizimin e Ballkanit Perëndimor, pasi synon qasje në detin Adriatik përmes Serbisë.

“Pa marrë parasysh se si do të zhvillohen ngjarjet rreth konfliktit ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, Rusia nuk do të lë gurë pa lëvizur për ta destabilizuar Ballkanin Perëndimor. Rusia e ka projekt jetësore qasjen në detin Adriatik, gjë që historikisht e ka synuar ta realizojë përmes Serbisë, të cilën e trajton dhe e shfrytëzon si shtet satelit. Nga aspekti historik, jo vetëm Serbia, por të gjitha shtetet sllave në Ballkan kanë përfituar nga ky ndikim përveç shqiptarëve”, është shprehur ai.

Sipas tij, bashkëpunimi i ngushtë i Rusisë me Serbinë nuk sjell asnjë dobi, derisa shton se Rusia në 20 vitet e fundit ka pasur ndikim të venitur në Ballkan, por që ai është shtuar kohëve të fundit.

“Mirëpo, bazuar në rrethanat e kohës moderne, nuk besoj që flirti apo bashkëpunimi i ngushtë me Rusinë sjellë ndonjë dobi të krahasueshme me atë perëndimore, madje as për vetë Serbinë. Problemi qëndron se Rusia është një shtet oligarkik dhe bashkëpunimin dhe ndikimin e zhvillon me shtetet të cilat i ngjajnë, duke i shfrytëzuar për shtrirje të ndikimit rus. Shih bashkëpunimin me Turqinë përkatësisht Erdoganin, shih edhe bashkëpunimin me oligarkët serbë. Ballkani çdoherë ka qenë arenë përplasjesh e fuqive të mëdha dhe, këtu nuk ka ndryshuar asgjë. Në 20 vitet e fundit Rusia ka qenë pak sa e dremitur dhe nuk ka pasur kapacitete të mëdha destabilizuese. Megjithatë, viteve të fundit, koncentrimi i ndikimit rus është shumë më i madh, nëse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, atëherë në atë të tërthortë. Për fat të keq, këtë lloj ndikimi e ka arritur gjithandej Ballkanit, qoftë edhe përmes Erdoganit, apo edhe agjenturave serbe, të cilat jo rrallë kanë qenë të paketuara me petkun fetar”, vlerëson Duhanaj.

Duhanaj thekson se as shqiptarët nuk ishin imun ndaj këtij ndikimi, por që vlerëson se përkundër ndikimit rus, shtetet perëndimore në krye me SHBA-të e kanë kontrollin mbi Ballkan.

“Shqiptarët, por edhe të tjerët nuk u dëshmuan imun karshi këtyre sfidave, gjë që e dokumentojnë shumë zhvillime, të cilat kanë rënë në kundërshtim të plotë me linjat perëndimore. Megjithatë, mendoj që edhe përkundër potencialit të madh destabilizues, janë shtetet Perëndimore me në krye SHBA-të, që mbajnë kontrollin në ketë regjion, qoftë përmes shërbimeve, qoftë edhe përmes trupave siç janë KFOR-i dhe ushtarët e NATO-s gjithandej”, deklaron nuk ishin imun Leon Duhanaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat